Takimi Kurti-Vuçiq, i pranishëm në Bruksel edhe Gabriel Escobar

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë sot gjatë ditës në Bruksel ku edhe do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të shtetit serb Aleksander Vucic, raporton Express. Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media […]
Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media që tregon për konferencën për media që Escobar do ta mbajë nesër e në të cilën do të flasë për takimet që ai do të zhvillojë sot dhe për atë që do të prodhojë takimi Kurti-Vuçiq.
Në konferencën për media Escobar do të flasë për të gjitha takimet e nivelit të lartë që ai ka marrë pjesë deri tani.













