Sindikatat bëjnë thirrje për respektim të të drejtave të punëtorëve

Sindikatat bëjnë thirrje për respektim të të drejtave të punëtorëve

Sektori i ndërtimtarisë në vend, mbetet më i rrezikshmi, përderisa inspektimi i të gjitha vend-punishteve, është i pamundur për shkak të numrit të kufizuar të inspektorëve të punës. Vetëm në dy mujorin e parë të këtij viti, kanë humbur jetën 2 persona në vendin e punës, përderisa janë shënuar 51 aksidente. Sindikatat që mbrojnë të […]

Vetëm në dy mujorin e parë të këtij viti, kanë humbur jetën 2 persona në vendin e punës, përderisa janë shënuar 51 aksidente. Sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, bëjnë thirrje për respektim të të drejtave të punëtorëve dhe ofrim të sigurisë së punë.

Kushtet jo të mira dhe siguria e pamjaftueshme në punë, vazhdojnë të jenë shkaktarët që personat humbin jetën apo edhe pësojnë lëndime në vendin e punës. Duke folur për Radio Kosovën, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, thotë se vetëm në dymujorin e parë të këtij viti, 2 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

“Numri i aksidenteve në dy mujorin e parë të vitit 2023 në tërësi është 51 aksidente, prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje dhe 49 me lëndime. Në vitin 2022, në dy mujorin e parë kanë ndodhur 40 aksidente në punë. Nga këto aksidente nuk ka pasur asnjë vdekje, të gjitha kanë përfunduar me lëndime. Ndryshimi i numrit të aksidenteve në këta dy muaj dhe vitit paraprak është se tani kemi 11 aksidente më shumë. Pra, kemi rritje të numrit”, ka thënë Nikçi.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke folur për Radio Kosovën, tha se vdekjet në vendin e punës janë shqetësuese, përderisa tha se vazhdimisht kanë ngritur zërin për një fond të veçantë për këto raste.

“Është një sfidë shumë e madhe për ne si sindikatë. Më e rënda është se ne disa herë kemi ngritur zërin që të kemi një fond të veçantë për këto raste, ka shumë raste kur punëtori  vdes në vendin e punës, dhe e kanë problem çështjen e ceremonisë ashtu siç i ka hije një personi, por qeveritë tona, deri më tash nuk kanë ndarë asnjë metalik për këtë fond”, ka thënë Azemi.

Ndërkohë, Atdhe Hykolli, nga BSPK-ja, thotë për Radio Kosovën se punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë, janë më të rrezikuarit.

“Kemi sektorin e ndërtimtarisë ku ka numër të madh të vdekjeve në venin e punës. Ky është një shqetësim i madh i BSPK-së, gjithmonë e kemi potencuar këtë dhe kemi kërkuar nga Inspektorati  i Punës gjoba për ata që nuk ofrojnë siguri për punëtorët në vendin e punës, këta të gjobiten por edhe të dënohen me burg nëse është dëmi  i madh, dhe në këtë mënyrë të edukohen punëdhënësit”, ka thënë Hykolli.

Sindikalistët vlerësojnë se duhet të ketë më shumë inspektorë dhe kontrolle në vende të punës. Lëndime e vdekje kishte ndër vite, përderisa nga Inspektorati i Punës, bëhet e ditur se gjatë vitit 2022, numri i aksidenteve në vendin e punës ka qenë 394.  Nga këto aksidente, gjatë vitit të kaluar 15 kanë përfunduar me fatalitet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?