Sindikata: Bordi i RTK-së pushoi disa ditë në një prej hoteleve më luksoze të Rugovës

Sindikata: Bordi i RTK-së pushoi disa ditë në një prej hoteleve më luksoze të Rugovës

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së ka lëshuar një reagim sot për 1 Maj duke akuzuar bordin dhe menaxhmentin se qëndruan në një prej hoteleve më luksoze të Rugovës, teksa punëtorët po punojnë në kushte të vështira. Ata thonë se po kërcënohen nga drejtuesit e RTK-së. Tutje, sindikata thotë se është e papranueshme që […]

Ata thonë se po kërcënohen nga drejtuesit e RTK-së.

Tutje, sindikata thotë se është e papranueshme që menaxhmenti i Transmetuesit Publik të jetë i përbërë vetëm nga burrat.

Reagimi i plotë:

Në ditën e PUNËTORIT 1 MAJIN punëtorët e RTK-së pa paga, ndërsa Bordi dhe Menaxhmenti gjejnë kohë dhe financa për të qëndruar disa ditë në njërin prej hoteleve lluksoze të Bjeshkëve të Rugovës.

Paga nga RTK për shumicën e punëtorëve është burim i vetëm i të hyrave financiare dhe është shqetësuese që askush nga drejtuesit e RTK-së nuk flet se pse ato ende nuk janë ekzekutuar.

Për Sindikatën do të jetë e papranueshme që punëtorëve të RTK-së të vazhdohet t’iu shkelen të drejtat elementare të punës si mungesa e kushteve të punës, duke filluar prej karrigeve e deri te hapësira për punë, padrejtësitë në avancime, degradimet me motive hakmarrëse, mosrespektimi i Kontratës Kolektive etj.

1 Maji na kujton ngjarjen në Çikago të SHBA-së, të viti 1867, ku vala represive kishte goditur ashpër organizatat sindikaliste të punëtorëve, duke ua mbyllur selitë dhe arrestuar drejtuesit e tyre.

155 vjet pas kësaj ngjarjeje, konkretisht në dhjetor të vitit 2022, derisa kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së po mbante takim në zyren e saj, nga drejtuesit e RTK-së në adresë të kryetarit të Sindikatës kishte ardhur një email kërcënues me masa ndëshkuese. Disa ditë pas këtij emaili kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së degradohet për pesë shkallë, i mbyllet zyra e punës, i ndërrohet cilindri i bravës dhe i pamundësohet qasja në mjetet e punës.  Ajo cka ka mbetur pa u realizuar e që do të ishte identike me ngjarjen e Cikagos është  arrestimi i pëerfaqësuesve sindikal.

Për Sindikatën është e papranueshme që Menaxhmenti i RTK-së të udhëheqet nga 100% burra dhe si Sindikatë përsërisim kërkesën pikërisht me 1Maj, duke kërkuar përgjegjësi për  padrejtësitë që u janë bërë grave në garën për këto pozita.

Për Sindikatën ëshë e papranueshme të përndjeken përfaqësuesit sindikal dhe punëtorët që ngrisin zërin për kushte më të mira të punës, kundër keqmenaxhimit  dhe dukurive abuzive.

Sindikata do të vazhdojë të angazhohet që punëtorët e RTK-së të bëjnë punë dinjitoze në shërbim të informimit të drejtë të publikut, dhe të drejtat e tyre të garantuara me ligj të zbatohen në praktikë.

SPRTK kërkon nga  Institucionet e Kosovës që ta zgjidhin çështjen e pronës dhe atë financiare të RTK-së, jashtë buxhetit të shtetit, si parakusht për pavarësi editoriale dhe qëndrueshmëri financiare në Transmetuesin Publik.

Duke e konsideruar 1 Majin, si ditë të solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve, Sindikata do të vazhdojë që këtë vlerë ta kultivojë edhe në të ardhmen.

Solidarizimi me punëtorët do të duhej të vinte edhe nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, duke i kryer detyrat e tyre në zyret e punës të cilat mund të mos i kenë të standardit të dëshirueshëm  por së paku i kanë shumë herë më të mira se ato të  punëtorëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?