Shefja e ShSKUK-së thotë se ka mjaftueshëm barna e penj

Shefja e ShSKUK-së thotë se ka mjaftueshëm barna e penj

Ushtruesja e detyrës së Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu – Hoxhaj, tha se furnizimi me barna esenciale është dukshëm më mirë, krahasuar me muajt paraprak. Ajo tha se ndonëse furnizimi nuk është 100 për qind, është dukshëm më mirë edhe për sa i përket materialit shpenzues. “Për sa i përket materialit shpenzues, […]

Ajo tha se ndonëse furnizimi nuk është 100 për qind, është dukshëm më mirë edhe për sa i përket materialit shpenzues.

“Për sa i përket materialit shpenzues, kemi. Kemi penj, një lloj i perit ka munguar por edhe me të jemi plotësuar”.

“Cështja e prokurimit, ajo e vonesave të planifikimeve janë arsye për mungesën e barnave esenciale. Ndonjëherë dështon procesi i prokurimit, presim përgjigje nga OShP-ja e këto janë ato që na vështirësojnë furnizimin”, tha ajo për Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se arsyeja e vonesave nganjëherë është edhe tek “operatorët e papërgjegjshëm”.

“Nganjëherë kemi edhe operatorë të papërgjegjshëm, por megjithatë bashkë me Zyrën e Prokurimit i kemi ndenjur gati që furnizimi të kryhet me kohë”, tha ajo.

Infeksionet intra spitalore janë problem me të cilat përballet shëndetësia kosovare.

Njëri nga faktorët që i atribuohet infeksioneve me të cilat mund të përballen pacientët pasi dalin nga spitali, por edhe pas intervenimeve kirurgjike, është infrastruktura.

Por, jo vetëm kjo.

Shkak tjetër që mund t’i transmetojë infeksionet janë edhe zgjatja e thonjëve artificialë, apo edhe aksesorët e tjerë që i bartin stafi shëndetësor duke punuar.

Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se ka pasur pakënaqësi lidhur me këto.

“Jemi në diskutim për të marrë masa në lidhje me këto çështje”, tha Arënliu – Hoxhaj në Klan Kosova.

Ajo theksoi se po planifikohet që disa prej klinikave të QKUK-së të rinovohen në mënyrë që të përmirësohen kushtet e trajtimit për pacientët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?