Sërish shfaqen simbolet e agresionit rus në Kosovë

Shkronja “Z” që simbolizon agresion rus mbi Ukrainën, është shfaqur sërish në tokën e Kosovës. Eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook thotë se kësaj radhe simbolet e agresionit rus janë paraqitur në një majë në Grabovc, afër Zveçanit. Ai thotë se tashmë për këto mbishkrime përgjegjësinë e ka marrë e ashtuquajtura […]

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook thotë se kësaj radhe simbolet e agresionit rus janë paraqitur në një majë në Grabovc, afër Zveçanit.

Ai thotë se tashmë për këto mbishkrime përgjegjësinë e ka marrë e ashtuquajtura “Severna Brigada”.

“Simboli i agresionit rus në Ukrainë dhe flamuri i Serbisë janë vendosur sot në një majë në Grabovc, afër Zveçanit.Ata që kanë marrë përgjegjësinë e këtij akti provokativ është e ashtuquajtura “Severna Brigada”, e udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, njeriu kryesor i Aleksandar Vuçiqit në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

Edhe në të kaluarën në disa ndërtesa në Mitrovicën e Veriut në Kosovë janë vizatur simbole të ushtrisë ruse që përdoren në luftën në Ukrainë.

Shkronja “Z” është shfaqur në ndërtesa publike dhe sheshe.

Në Rusi, shkronja ‘Z’ përdoret si simbol i pushtimit ushtarak. Ukraina u ka bërë thirrje shteteve që të dënojnë penalisht përdorimin e simbolit ‘Z’, i cili konsiderohet si mbështetje për ushtrinë ruse.

Në Gjermani disa lande kanë ndaluar përdorimin e kësaj germe duke parashikuar dhe dënime për ata që e përdorin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?