Selmanaj: Kurti ka përfunduar në agjendën e Serbisë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeminsitrit të saj, Albin Kurti, duke thënë se është dëshmuar që e gjithë përpjekja e tij e gjatë opozitare ishte vetëm për pushtet. Ai ka thënë se qytetarët e kanë parë që diskursi i tij ishte fiktiv. “Qytetarët e kanë […]

Ai ka thënë se qytetarët e kanë parë që diskursi i tij ishte fiktiv.

“Qytetarët e kanë parë që i gjithë ai diskurs i këtij kryeministri paska qenë fiktiv. Krejt i paska pasur për të ardhur në pushtet”, ka thënë Selmanaj.

Në emisionin “DPT te Fidan Jupolli”, Selmanaj ka thënë se në Qeverinë e Abdullah Hotit, pjesë e së cilës ishte edhe ai, kishte qasje të mirëfilltë për dialogun.

“Në Qeverinë Hoti, ku isha unë, e ndërruam qasjen. Hoqëm taksën dhe hapëm mundësinë dhe ajo na çoi në Uashington. Strategjia jonë ka qenë do të diskutojmë për gjithçka, por s’do të merremi vesh për asgjë, pa u pajtuar për gjithçka”, tha Selmanaj.

Por, sipas tij, kjo agjendë u dëmtua me Kurtin në krye të qeverisë. E për më shumë, sipas Selmanajt, Kurti përfundoi në agjendën e Serbisë.

“Kur erdhi ky kryeministër, e ndërroi tërë agjendën. Tha është i parëndësishëm dialogu, e pastaj rrëshqiti në dialog pa strategji, pa transparencë, pa llogaridhënie, e me gjasë përfundoi në agjendën e Serbisë”, tha Selamanaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?