Rexha: Qeveria po na etiketon si shërbëtorë të regjimit të vjetër, KFOR-i s’na ofroi siguri në veri

Rexha: Qeveria po na etiketon si shërbëtorë të regjimit të vjetër, KFOR-i s’na ofroi siguri në veri

Gazetarët në Kosovë kanë pasur sulme të njëpasnjëshme si pasojë profesionit të tyre, ndërkaq ambienti ku ata punojnë është mjaft sfidues. Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vetëm këtë vit janë raportuar 11 raste të dhunës ndaj gazetarëve, ndërsa […]

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vetëm këtë vit janë raportuar 11 raste të dhunës ndaj gazetarëve, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 33 raste.

Aty u fol për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite.  Si sfidë kryesore e raportimit të gazetarëve ishte veriu i Kosovës gjatë barrikadave.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se 33 raste të sulmeve të ndryshme kanë ndodhur vitin e kaluar dhe sivjet.

Sipas tij, AGK-ja ka ngritur alarmin te organet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare për të ofruar kushte elementare të sigurisë për gazetarët gjatë raportimit në veri, por që KFOR-i nuk i është përgjigjur kërkesë së tyre.

Madje tha se Policia e Kosovës ende nuk ka një strategji të qartë të veprimit në raport me mediet në këto rrethana.

Ai tha se në vazhdimësi ka sulme ndja gazetarëve nëpërmes fushatave nga zyrtarët më të larta të pushtetit në Kosovë duke i quajtur “shërbëtore të regjimit të vjetër”.

“Në vitin 2022, ne data bazën e AGK-së janë regjistruar 33 raste te sulmeve të ndryshme ndaj gazetarëve, dhe deri në momentin që po flasim 11 të tilla në vitin 2023. Në fund të vitit të kaluar mediet në gjuhën shqipe kanë hasur në vështirësi në raportimet e tyre nga veriu i Kosovës, në kohën e vendosjes së barrikadave. Së paku 6 sulme serioze kanë ndodhur ndaj ekipeve të televizioneve nga Prishtina, dhe të tjera pengesa në performimin e punës së tyre kanë ndodhur”, tha Rexha, raporton Ekonomia Online.

“AGK-ja ka ngritur alarmin te organet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare për të ofruar kushte elementare të sigurisë për gazetarët, kur raportojnë në kushte të tilla. Për befasinë tonë, misioni i NATO-s në Kosovë KFOR nuk i është përgjigjur kërkesës së AGK-së për të folur rreth shtimit të sigurisë për gazetarët. Policia e Kosovës ende nuk ka një strategji të qartë të veprimit në raport me mediet në këto rrethana. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ndaj gazetareve dhe komunitetit medial ka pasur organizim fushatash të denigrimit dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes, që nxisin mosbesim të audiencave për punën e tyre. Një pjesë e këtyre fushatave vijnë nga zyrtarët më të larta të pushtetit në Kosovë, që jo për herë të parë gazetarët dhe mediet kritike i kanë quajtur ‘shërbëtorë të regjimit të vjetër’”, tha Rexha, teksa përmendi edhe sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

“Kjo, fatkeqësisht ndodhi muajin e kaluar, kur 3 persona e ndoqën gazetarin Valon Syla dhe e sulmuan fizikisht. Pamjet e një gazetari të gjakosur për shkak të fjalës së lirë janë alarm për secilën demokraci, dhe thirrje për të bërë gjithçka që është e mundur për të mos parë më të tilla raste. Prandaj, ne në këtë ditë kemi dërguar letra shqetësimi te Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës me një varg kërkesash, që konsistojë në nevojën urgjente për t’u dhënë prioritet rasteve të dhunës ndaj gazetarëve”, tha tutje Rexha.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e konsideron problematikë mënyrën e financimit të mediave dhe ndikimet politike.

Për këtë të fundit tha se vazhdimisht kanë ndërhyrë dhe penguar në pavarësinë e medies.

“Bashkimi Evropian çdo herë i ka dënuar sulmet e tilla dhe ka kërkuar që të bëhen hetime të duhura dhe gjithashtu ka kërkuar që të bëhen përmirësim institucional sa i përket institucioneve kyçe përmes formave të ndryshme të presionit që e pengojnë punën e tyre”.

“Trajtimi i rasteve të gazetarëve ende mbetet i ngadaltë dhe norma e gjykimit mbetet e ultë. Një tjetër problematikë është mënyra e financimit dhe ndikimet politike që vazhdimisht kanë ndërhyrë dhe penguar në pavarësinë e medias”, tha ai.

Shefja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, tha se ndonëse Kosova ka shënuar ngritje në indeksin për lirinë e shprehjes ende mbete punë në këtë drejtim, raporton EO.

“Gjithë kjo punë në mbrojte të lirisë Kosova siç është theksuar nga BE ka shënuar ngritje në indeksin e vendeve të botës për lirinë e mediave dhe ende kjo është problematike, dhe ka shumë shtete që po u përkeqësohet situata.  Unë jam nga Norvegjia dhe vendi im është e para për lirinë e shkrehjes dhe mediave dhe çfarë e ka shtyrë të jetë në vendin e parë? E ka kodin e përgjithshëm dhe sistemin e drejtësisë të fortë”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?