Rashiq: Nuk duhet të lejohet që në statutin e Asociacionit të ketë dorë partia e Vuçiqit

Rashiq: Nuk duhet të lejohet që në statutin e Asociacionit të ketë dorë partia e Vuçiqit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasiq, deklaroi se çdo proces i marrëveshjes duhet të jetë i bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, Rasic tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të vendosur në cilat sfera mund të bashkëpunojnë. Ai […]

Duke folur për draft-propozimin e Ekipit Menaxhues, Rasic tha se ata do duhej të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për të vendosur në cilat sfera mund të bashkëpunojnë.

Ai thotë se statuti i Asociacionit nuk duhet të lejojë që të ketë dorë partia e Vuciqit në Kosovë.

Ky statut e siguron mos përzierjen e strukturave të regjimit, në këtë rast partisë progresiste në Beograd në procesin zgjedhor në Kosovë. Një prej shtyllave më të potencuara në një proces të marrëveshjes, është fakti se cila do marrëveshje duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Unë do të kisha bërë një propozim komplet të mbështetur në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Sipas meje, grupi menaxhues duhet të jetë grup teknik, të cilët në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e përcakton ku janë ato sfera me të cilat mund të bashkëpunohet. Mirëpo, një gjë të tillë nuk e kam parë që ka ndodhur”, deklaroi Rasiq në Tëvë1.

Madje, Rashiq vlerësoi se në këtë mes është fajtor edhe Brukseli, përfshirë këtu edhe kryenegociatorët e mëhershëm.

Rashiq ka thënë se nëse do t’ia kërkonte kryeministri Kurti të udhëhiqte me një grup për hartimin e statutit të Asociacionit, do të fliste me të për këtë.

Megjithatë Rashiqi thotë se me dëshirë nuk do të udhëhiqte me një grup të tillë.

“Nuk kemi fol ende për këtë. Nëse e kërkon kryeministri, do të flas me kryeministrin atëherë. Në momentin kur u dërgua statuti, çfarëdo që është, normal që reagim i radhës është përgatitja e një statuti tjetër. Unë vet i kam thënë që do të jemi inovativ dhe do të kemi propozime të reja. Dhe propozimet e reja është normale që kyçen në formën direkte apo indirekte me mua. Prandaj nuk po mohoj siç keni thënë ju, por siç thotë fjala popullore, jo me dëshirë. Me siguri do të flas me kryeministrin lidhur me këtë”, deklaroi Rashiq.

Sa i përket ‘draft-vizionit’ të paraqitur nga Qeveria e Kosovës, Rashiq tha se është bazë e mirë.

“Skeletoni është me rëndësi si dizajnohet krijohet dhe unë atë që e kam pa, për fillim kisha thënë që është e mirë si bazë e mirë”, deklaroi ministri serb në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Sipas tij, kryeministri nuk ka gabuar me shkarkimin e Ekipit Menaxhues teksa shton se ky veprim i Kurtit është për të blerë kohë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?