Raportohet për të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Leposaviq

Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar për të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Soqanicë të Leposaviqit. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. “Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me […]
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.












