QUINT-i pas takimit me Kurtin: I propozuam që kryetarët ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve komunale në veri

QUINT-i pas takimit me Kurtin: I propozuam që kryetarët ta ushtrojnë detyrën jashtë objekteve komunale në veri

Pas tensioneve që filluan në orët e fundit në Zveçan dhe komunat tjera në veri të vendit, shtetet anëtare të QUINT-it u takuan me kryeministrin Albin Kurti. Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier para mediave ka dënuar dëmtimin e makinave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës me grafite nacionaliste e dëme materiale. Hovenier ka deklaruar se […]

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier para mediave ka dënuar dëmtimin e makinave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës me grafite nacionaliste e dëme materiale.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“Pati dakordim se situata duhet të de-eskalohet por nuk di nëse mund të them se ka pajtim se si do të ndodh ky de-eskalim. SHBA beson, po flas edhe për kolegët, që nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur në veri të dalin në punë domosdosshmërisht çdo ditë. Në fakt, në afat të shkurtë, ne rekomandojmë që të mos ndodh kështu”.

“Ashtu si qeveria mundi që ata të merrnin betimet e tyre në ndërtesa të tjera autoritare, për të shmangur konfliktin dhe perceptimin e rritjes së tensioneve, ne gjithashtu mendojmë se kjo është mënyra e duhur që ata të punojnë [larg objekteve komunale]”, deklaroi Hovenier.

Ai po ashtu dënoi edhe sulmin ndaj disa mediave gjatë raportimit nga veriu i Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për dhunën drejt pronave zyrtare, kemi parë foto me grafite kundrejt makinave të KFOR-it dhe policisë, kemi dëgjuar për sulme kundrejt gazetarëve. Kolegët nga Bashkimi Evropian tashmë kanë lëshuar një komunikatë lidhur me këtë, ne po ashtu e dënojmë këtë”- deklaroi Hovenier.

Tutje, Hovenier shtoi se përkrahin të drejtën për protestë paqësore.

“Protesta paqësore është e drejtë për një shoqëri demokratike. Ne përkrahim të drejtën e secilit qytetar të protestojë paqësisht. Kërcënimi i njerëzve dhe shkatërrimi i pronave nuk është e pranueshme”- shtoi ai.

Lajmi duke u përditësuar..

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?