Qeveria: Nuk jemi në dijeni për ndonjë draft-statut të shkruar nga SHBA dhe BE

Qeveria: Nuk jemi në dijeni për ndonjë draft-statut të shkruar nga SHBA dhe BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se nuk janë në dijeni nëse ka një draft të tillë. […]

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se nuk janë në dijeni nëse ka një draft të tillë.

“Unë nuk kam dijeni për drafte të tillë, por edhe një herë po them, Kosova është palë në këtë proces, përveç se e barabartë edhe aktive duke e dhënë kontributin në çdo takim, përmes propozimeve të saj, të cilat asnjëherë nuk kanë munguar dhe do të vazhdojë të jetë e tillë”, tha ai.

Kryeziu theksoi se është e rëndësishme që në këtë kohë të diskutohet për vizionin e paraqitur nga kryeministri i Kosovë, Albin Kurti gjatë takimit në Bruskel.

“E rëndësishme për momentin është që të diskutohet se më shumë vizioni i kryeministrit Kurti. Pra të diskutohet në publik, të trajtohet, mbase edhe të kritikohet. Por, gjithmonë duhet të marrë parasysh se ai është ndërtuar brenda shtyllave të cilat ruajnë kushtetutshmërinë, pra duke respektuar Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, trashëgimin e procesit duke ju referuar letrës së Mogherinit dhe përfshirjen e SHBA-së duke marrë përbazë qëndrimin e tyre të artikuluar së fundi”, u shpreh Kryeziu, në Tëvë1 .

Ndryshe pas takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se edhe ai e ka propozuar një ‘draft-vizion’ për të cilin thotë se beson që do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit.

Dokumenti i referohet pikës së 7 të marrëveshjes së Ohrit, dhe nis me atë që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Zbatimi i Nenit 7 të Marrëveshjes Themelore, në lidhje me Nenin 10, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (dhe vendimin shoqërues të Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015), Letër-Garancionin e ish-Përfaqësueses së Lartë Mogherini drejtuar kryeministrit të Kosovës (datë 24 gusht 2015) dhe qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara (Chollet/ Deklarata e Escobar, e datës 30 janar 2023). Për të përmbushur këtë ambicie, një projekt-statut duhet të jetë në gjendje të përmbushë, ndër të tjera, kriteret kumulative të mëposhtme, përkatësisht të përfshijë këto elemente.  Ai do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës, përkatësisht Konventa Kornizë”, ka thënë Kurti.

Për këtë dokument, Kurti ka thënë se e ka marrë shembull modelin e marrëveshjes Serbi-Kroaci. Sipas kryeministrit ky dokument është vleror, duke iu referuar koncepteve universale për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?