Pushteti me dy qëndrime për Zajednicën: Osmani zotohet për krijimin e saj një ditë pasi Konjufca paralajmëroi tërheqjen nga dialogu

Pushteti me dy qëndrime për Zajednicën: Osmani zotohet për krijimin e saj një ditë pasi Konjufca paralajmëroi tërheqjen nga dialogu

Presidentja  Vjosa Osmani në një intervistë për BBC News ka shprehur një qëndrim tjetër nga partnerët e saj, Lëvizja Vetëvendosje. Ajo sot u zotua për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pas arritjes së marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe 18 marsit në Ohër, […]

Ajo sot u zotua për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas arritjes së marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe 18 marsit në Ohër, janë pakësuar intervistat e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani për mediat ndërkombëtare. Megjithatë, një e tillë u publikua sot nga vetë  Osmani.

Osmani nisi të fliste për Deklaratën për Persona të Pagjteur, e për të cilën i tha këto fjalë:

“Unë besoj që kjo është një prej arritjeve më të mëdha në procesin e dialogut sepse është prej atyre marrëveshjeve që direkt e prek jetën e njerëzve tanë,”

Presidentja Osmani shprehu shpresën që Serbia të zbatonte këtë marrëveshje.

Menjëherë më pas, ajo u pyet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Pse Kosova është kundër krijimit të një Asociacioni të tillë?” – ishte pyetja së cilës iu përgjigj presidentja.

“Ka pasur gati 40 marrëveshje të arritura në Bruksel mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në 11 vitet e kaluara. Çështja e Asociacionit ka qenë vetëm njëra nga marrëveshje. Duhet përmendur që shumica e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga Serbia, përfshirë obligimin për të njohur dokumentet e Kosovës…” – nisi argumenti i saj për këtë çështje.

“Të gjitha marrëveshjet duhet të shtyhen për t’u zbatuar. Kosova nuk po ikë nga obligimet e saj. Ajo çka jemi të gatshëm të ofrojmë është të japim gjithçka bazuar në standardet evropiane për t’i akomoduar të drejtat e serbëve. Por, jo t’i japim Serbisë një instrument përmes të cilit ata vazhdimisht do të cenojnë Kosovën si shtet i pavarur,” – deklaroi tutje znj. Osmani.

Presidentja e vendit u pyet edhe se çfarë po bënte që të integronte më mirë serbët e Kosovës në institucionet e vendit.

Ajo u shpreh se bojkoti i bërë nga serbët në zgjedhjet e 23 prillit nuk ishte i vullnetshëm, por i detyrueshëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Osmani akuzoi Serbinë për “ndërhyrje të paligjshme në zgjedhjet e një shteti tjetër” duke theksuar që kjo ishte pika kryesore.

“Por duhet ta kuptojmë po ashtu duke mësuar prej historisë se normalizimi i marrëdhënieve mund të arrihet vetëm përmes njohjes reciproke,” – u shpreh tutje ajo.

Kujtojmë se presidentja e vendit e kishte quajtur “absolutisht zhgënjyese” mungesën e njohjes reciproke në Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?