Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave, paralajmërojnë grevë më 22 maj

Të premten Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar me kërkesë, rritjen e pagave. Kjo protestë nuk po del të jetë i vetmi reagim nga kjo sindikatë për pakënaqësitë e tyre. Me 22 maj Sindikata e KEK-ut do të hyjë në grevë, nëse nuk i plotëson kërkesat Qeveria. Kështu ka paralajmëruar për […]
Kjo protestë nuk po del të jetë i vetmi reagim nga kjo sindikatë për pakënaqësitë e tyre.
Me 22 maj Sindikata e KEK-ut do të hyjë në grevë, nëse nuk i plotëson kërkesat Qeveria.
Kështu ka paralajmëruar për Front Online kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.
Përveç ngritje të pagave, punëtorët e KEK-ut kanë edhe pakënaqësi të tjera në punë.
Llumnica ka përmendur disa nga to.
“Me 22 maj do të fillojmë me grevë, nëse nuk ndodh rritja e pagave deri me këtë datë. Pakënaqësitë tjera janë: të paguhet rrezikshmëria, respektimin e ligjit të punës aty ku duhet të paguhen vikendet, marrëveshjen kolektive në nivel të ndërmarrjes dhe shumë të tjera”, u shpreh Llumnica.
Kryesindikalisti i KEK-ut për Armend Mujën: Pa gënjyer ai, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra
Kreu i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka hedhur akuza kundrejt deputetit të VV-së, Armend Muja.
Ai Mujën e ka quajtur gënjeshtar.
Sipas Llumnicës, deputeti në fjalë, ka hedhur akuza të pa baza për kryesindikalistin e KEK-ut në lidhje me disa kontrata.
“Ne po pranojmë sulme edhe pa bazë. Rasti i Armend Mujës kur akuzoi për kontratën 1 milionëshe që sipas tij, ka qenë edhe përgjegjësi e jona, atëherë unë kam qenë vetëm punëtorë i kaldajës, skam pasur lidhje me kontrata. Muja ka zgjedhur të bëjë një njollosje ndaj kryetarit të sindikatës së KEK-ut, që ta thyej besueshmërinë e punëtorëve. Pa gënjyer Armend Muja, qytetarët nuk e kanë ditur se çfarë është gënjeshtra”, thotë Llumnica për Front Online.
Kreu i KEK-ut theksoi se greva qe do të fillojë më 22 maj do të vazhdojë në vazhdimësi deri në realizimin e kërkesave.
Në protestën e së premtes, ka marr pjesë edhe Ali Gashi nga BSPK. Ai i quajti heronj punëtorët e KEK-ut, dhe tha se falë tyre, Kosova po ndriçohet.
Përkrahje kësaj proteste i ka dhënë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se në protestë ka marr pjesë pasi sipas tij, punëtorët e KEK-ut, duke e sakrifikuar vetën po bëjnë dritë. Ai tha se pa ta, as në shkolla nuk të shkonin.












