Pse hajdutët nuk i vjedhin veturat elektrike

Pse hajdutët nuk i vjedhin veturat elektrike

Asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka aq shumë vetura elektrike të shtrenjta në rrugë sa Norvegjia. Megjithatë, vidhen shumë pak, sikur grupet kriminale nuk janë të interesuara për to. Për shumë vite, numri i vjedhjeve të veturave në Norvegji ka ardhur duke rënë ngadalë, por me siguri. Në vitin 2022, nga ana tjetër, vjedhjet […]

Më shumë se 2.400 vetura u raportuan të vjedhura te kompanitë e sigurimeve, krahasuar me 1.800 në vitin 2021, sipas të dhënave nga “Finans Norge”.

Një pjesë e shpjegimit ishte se kufijtë e Norvegjisë ishin nën mbikëqyrje të rreptë për shkak të COVID-19 në vitin 2021, e cila krijoi kushte të vështira pune për bandat ndërkombëtare pas shumë vjedhjeve të veturave.

Vitin e kaluar kufijtë u hapën dhe hajdutët u kthyen, shkruan “Dagbladet”.

Në Suedinë fqinje, problemi i vjedhjes së veturave dhe pjesëve të veturave është shumë më i madh se në Norvegji. Vitin e kaluar janë vjedhur 50 për qind më shumë vetura në krahasim me vitin 2021, ndërsa 1500 vetura të vjedhura nuk janë kthyer më.

Në raportin vjetor të vjedhjeve të kompanisë nordike të sigurimeve, “Ifa”, thuhet se Suedia, për shkak të afërsisë me Evropën Lindore, është një objektiv i hapur për kriminelët ndërkombëtarë. Megjithatë, ekziston një lloj veture që bandat kriminale nuk e vjedhin, dhe është ajo elektrike.

“Edhe pse numri i veturave elektrike është në rritje, vjedhja e këtyre veturave është e rrallë. Një shpjegim i mundshëm është se teknologjia moderne dhe infrastruktura e karikimit që nevojitet për funksionimin e këtyre veturave nuk ekziston në vendet ku shpesh përfundojnë veturat e vjedhura”, ka thënë Anne Hassell nga kompania “Ifa”.

Veturat moderne elektrike janë më të vështira për t’u vjedhur, pasi shumë prej tyre kanë sisteme elektronike të avancuara. Gjithashtu, shpesh është e mundur gjurmimi i tyre përmes GPS-it.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?