Pretendimet se ministri Sveçla i mori në pyetje, heshtin drejtorët e hetimeve të Policisë

Pretendimet se ministri Sveçla i mori në pyetje, heshtin drejtorët e hetimeve të Policisë

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, tashmë deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj gjatë ditës së sotme ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë në pyetje për 12 orë katër drejtorë të Departamentit të Hetimeve. KALLXO.com mëson se këta drejtorë që ka aluduar Qalaj, janë Arben […]

KALLXO.com mëson se këta drejtorë që ka aluduar Qalaj, janë Arben Paçarizi, ish-Drejtor i Departamentit të Hetimeve, Drejtori i Divizionit të Hetimeve, Drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimeve të Rënda si dhe Shefin e Taskforcës.

Ish-drejtori i hetimeve në Policinë e Kosovës, Arben Paçarizi ka refuzuar të flas në lidhje me këto pretendime duke thënë se duhet të kërkojmë përgjigje në zyrën për media.

“Nuk mund të jap asnjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, drejtohuni në zyrën për media”- tha në telefon Paçarizi.

Madje ai nuk pranoi edhe të flas në lidhje me ndryshimin e pozitës së tij nga Drejtor i Departamentit të Hetimeve në  Njësinë për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit (ILECU).

“Unë po ju tregoj ka muaj të tërë që unë kam kaluar në një pozicion tjetër”- shtoi shkurt Paçarizi, duke mos dhënë detaje të tjera për transferimin e tij në ILECU.

Në lidhje me pretendimet e ish-drejtorit të PK-së, Rashit Qalaj, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me shefin e Taskforcës, Shemsi Haziri.

“I pash lajmet nëpër media, ju lutem t’i drejtoheni zyrës për informim. E kemi një hierarki që duhet me respektu, duhet me i dërgu pyetjet në zyrë për media ata sigurisht më kontaktojnë mua dhe më pas merrni përgjigje prej tyre”- ka shpjeguar Haziri duke refuzuar që të tregoj nëse ka marrë pjesë në këtë takim.

KALLXO.com ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Drejtoresha e Divizionit të Hetimeve, Florie Hajra, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme përmes telefonit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë në pyetje për 12 orë shefat e hetimeve.

Këto pretendime, Qalaj i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet sot.

Sipas Qalajt ministri Sveçla ka bërë “ushtrimin e ndikimit në punët operacionale të Policisë së Kosovës”.

“Në fillim të marsit, ministri i Brendshëm në objektin e MPB-së në Parkun Nacional në Blinajë përafërsisht 12 orë ka mbajtur shefat e hetimeve të Departamentit të hetimeve duke i raportuar për raportin vjetor që është e kundërligjshme, është e tmerrshme, është frikësuese dhe që nuk guxon të ndodhë. Të mos harrojmë se disa njësi siç është taskforca i japin llogari Prokurorisë Speciale, ndërsa detyrohen që t’i raportojnë ministrit”- tha ai.

Për këtë deklaratë, KALLXO.com ka kontaktuar ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Sipas Qalajt, ministri i Brendshëm Sveçla duhet të merret me shtesat për policët, dhe jo marrjen në pyetje të hetuesve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?