Power: Dialogu Kosovë-Serbi, shumë i rëndësishëm për Bidenin

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Samantha Power, qëndroi në Serbi të martën dhe të mërkurën. Nga Beogradi ajo pritet të vijë edhe në Kosovë për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit. Në kryeqytetin serb mes tjerash Power, takoi presidentin Aleksandar Vuçiq e kryeministren Ana Bërnabiq. Dialogu Kosovë-Serbi është në krye të agjendës […]

Nga Beogradi ajo pritet të vijë edhe në Kosovë për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit.

Në kryeqytetin serb mes tjerash Power, takoi presidentin Aleksandar Vuçiq e kryeministren Ana Bërnabiq.

Dialogu Kosovë-Serbi është në krye të agjendës së zyrtares së lartë të administratës së presidentit Joe Biden.

“Porosia jonë kryesore në emër të presidentit Biden është se sa e rëndësishme dhe sa shumë ne duam të përkrahim këtë proces të normalizimit dhe sa të inkurajuar ne jemi nga përparimi që është bërë. E dimë se ka shumë skepticizëm nëse kjo përfundimisht do prodhoj një zgjidhje, po ashtu shumë skepticizëm se ku rrugët do dërgojnë për Serbinë, për Kosovën”, tha Power të martën mbrëma në Beograd, para gazetarëve.

E në një konferencë që e mbajti në Beograd pas takimeve të mërkurën, siç raportoi agjencia e lajmeve “Fonet”, Power shtoi se duhet “guxim politik që në dialog të arrihet zgjidhje e qëndrueshme, e pranueshme për dy palët”.

Shefja e USAID-it ka potencuar se rajoni (Ballkani Perëndimor) duhet të njihet si vend që është në paqe të përhershme, dhe se kështu bëhet integrimi ekonomik e vijnë investime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?