Policia dhe dogana arrestojnë një të dyshuar për shpërndarje të drogës

Policia dhe dogana arrestojnë një të dyshuar për shpërndarje të drogës

Policia dhe Dogana e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për blerje dhe shpërndarje të drogës. “Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H […]

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional ” EU4FOCAL-ACTION DAYS” pas kryerjes së procedurave për regjistrimin e personit L.H (1987) nga Prishtina në automjetin e tij me targa vendore, është selektuar për kontrollë në vijën e dytë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Pas selektimit për kontroll më të detajuar, gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit të lartcekur është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë, po ashtu është kryer kontrolli trupor i të dyshuarit me ç‘rast i është gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram”.

“Lidhur me rastin është njoftuar njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren dhe Forenzikës të cilët pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: një  qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë  me peshë 0.82 gram, një telefon mobil”.

Ndërkaq, policia ka njoftuar që pasi të dyshuarit i është bastisur shtëpia, aty i janë gjetur tri peshore digjitale dhe tri pako me foli.

“Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?