Policët dhe zjarrfikësit në pritje të shtesave për rrezikshmëri: Paralajmërojnë hapa nëse s’zbatohet vendimi

Policët dhe zjarrfikësit në pritje të shtesave për rrezikshmëri: Paralajmërojnë hapa nëse s’zbatohet vendimi

Mbi 8500 policë e qindra zjarrfikës që nga hyrja në fuqi e ligjit për pagat në sektorin publik nuk kanë marrë shtesën për rrezikshmërin. Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se as nuk janë të informuar sa do të paguhen për rrezikshmëri, ndërkohë që sindikata e Policisë pret që në muajin tjetër policët t’i i marrin […]

Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se as nuk janë të informuar sa do të paguhen për rrezikshmëri, ndërkohë që sindikata e Policisë pret që në muajin tjetër policët t’i i marrin shtesat për rrezikshmëri të grumbulluara nga shkurti.

Ka 20 vite që uniformës i qëndron besnik dhe gjithherë është në gjendje gatishmërie.

Zjarrfikësit Afrim Gashi, shteti ia ka besuar përgjegjësinë për të shpëtuar jetë dhe pronën, por në rast se diçka shkon keq gjatë intervenimeve, vet ai do të duhet të merret me pasojat.

“Sigurimi shëndetësor neve nuk na është paguar asnjëherë, kushtet e punës nuk janë të mira. Nuk e plotësojnë standardin. Ka pasur zjarrfikës që është lënduar edhe është shëruar me mjete vetanake”, ka thënë Afrim Gashi, zjarrfikës.

Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve Gashin dhe kolegët e tij i gjenë në situatë kur lëndimet në vendin e punës i paguajnë vet, dhe nuk marrin pagesë për rrezikshmërinë.

“As kontrolla sistematike, as sigurime shëndetësore, as rrezishkmëri në punë, as kompensim për ndërrimet e natës, as festë as për punë jashtë orarit, po flasim për mos-kompensim përgjatë vitit 2022”, ka thënë Muharrem Beka, Sindikata e Zjarrfikësve.

Me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, zjarrfikësit mesatarisht paguhen pwr 30 euro mw shumw, por nuk dihet sa do të paguhen për rrezikshmërinë.

“Ne nuk e kemi të qartë sa do të jetë shuma, përgjigjen e kemi se do të kompensohemi në mënyrë retroaktive prej shkurtit, mirëpo shumë sa do të jetë, unë personalisht nuk e di, përgjigjen e kemi se lëvizje do të ketë”, ka thënë Beka.

Për rrezikun me të cilin përballen për çdo ditë nuk janë paguar që nga shkurti edhe mbi 8500 policë të uniformuar. Vetëm se policët për dallim me zjarrëfikësit, janë të njoftuar se për rrezikshmërinë do të paguhen nga 10 euro deri në 70 euro, ndërsa në të kaluarën janë paguar dyfish më shumë, nga 105 deri në 210 euro.

Sindikata e Policisë bënë thirrje që në muajin tjetër policët t’i marrin pagat edhe me pjesën e rrezikshmërisë, përndryshe do të ndërmarrin hapa.

Ministria e Financave dhe e Punëve të Brendshme muaj më parë kishin premtuar se në pagën e muajit mars do të nisë ekzekutimi i shtesave në pagë, premtim që nuk u mbajtë. Edhe para pesë ditëve thanë se edhe gjatë muajit prill, komisioni për shtesën për kushte specifike ende nuk e ka përfunduar punën.

Përkundër interesimit të RTV Dukagjini, që nga e dita e marte MPB nuk ka treguar se kur pritet të përfundojë ky proces dhe të bëhet ekzekutimi i shtesave për rrezikshmërinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?