Petkoviqi thotë se formimi i Asociacionit nuk varet nga Kurti

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka” kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se mënyra e formimit të kësaj bashkësue është përcaktuar përmes marrëveshjeve të Brukselit në vitin 2013 […]
“Nuk ka vend për arbitraritet”, tha Petkoviq, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kurtit në lidhje me Asociacionin në një intervistë për agjencinë kroate Hina, në të cilën kryeministri i Kosovës deklaroi se, duke pasur parasysh këmbënguljen e Brukselit, do të ishte i lumtur të shihte se çfarë lloj drafti ka përgatitur Ekipi Menaxhues.
Petkoviq në deklaratë tha se Kurti “ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to”, raportojnë mediat serbe.
“Kurti nuk ka asnjë bazë për të dalë me dëshirat dhe pikëpamjet e tij arbitrare për këtë çështje – detyra e tij është ta zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë thonë ato”, theksoi Petkoviq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Në këtë takim do të prezantohet pë herë të parë drafti i statutit të Asociacionit.












