Petkoviq: E kemi hequr termin “zhdukje e dhunshme”, shteti serb s’ka asnjë përgjegjësi juridike

Petkoviq: E kemi hequr termin “zhdukje e dhunshme”, shteti serb s’ka asnjë përgjegjësi juridike

Drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka folur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç raportojnë mediat në Serbi, ai ka thënë se një letër e nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e cila mbron shtetin e Serbisë, i ishte bashkangjitur Deklaratës për Personat e Zhdukur. “Është miratuar teksti […]

Siç raportojnë mediat në Serbi, ai ka thënë se një letër e nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e cila mbron shtetin e Serbisë, i ishte bashkangjitur Deklaratës për Personat e Zhdukur.

“Është miratuar teksti i deklaratës për personat e zhdukur, për të cilin paraprakisht është rënë dakord në nivel teknik. E rëndësishme është se para miratimit të tekstit të deklaratës është bashkangjitur edhe një deklaratë e nënshkruar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ku janë sqaruar çështje të rëndësishme në lidhje me termin e përmendur në Deklaratën për Personat e Zhdukur. Kjo deklaratë konfirmon se ne kemi mbrojtur interesat e shtetit të Serbisë kur është fjala për këtë çështje”, tha Petkoviqi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai theksoi se shteti i Serbisë për më shumë se dy vjet ka insistuar në miratimin e kësaj deklarate.

Ndërkaq, shtoi se Kosova ka qenë ajo që gjatë gjithë kohës ka penguar dhe ajo e cila nuk dëshiron që të arrihet marrëveshje “sepse insiston në termin ‘enforced disappearance’, që është konstrukt juridik, pra termi i përcaktuar në pikën 2 të Konventës Ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme”.

“…qëllimisht kanë insistuar në këtë term në mënyrë që të mund t’i referohen atij dhe të kërkojë përgjegjësi nga Beogradi kur bëhet fjalë për zhdukje të dhunshme. Ne nuk ramë dakord me atë term. Kjo është nënvizuar qartë në këtë deklaratë. Ne tashmë jemi pajtuar dhe kemi rënë dakord dhe ajo që ka hyrë në tekstin e deklaratës është termi ‘i zhdukur nën detyrim’. Ky nuk është një konstrukt ligjor dhe nuk përfshin asnjë përgjegjësi të shtetit serb në kuptimin juridik, por vetëm tregon rrethanat në të cilat një person apo person i caktuar është zhdukur”, ka theksuar Petkoviqi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?