Pesëvjeçari me autizëm sulmohet nga qentë endacak

Pesëvjeçari me autizëm sulmohet nga qentë endacak

Pasditen e së martës pesëvjeçari D.K. është sulmuar nga qentë endacakë në afërsi të shtëpisë së tij. Ai ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit, ku më pas iu është nënshtruar intervenimeve kirurgjike. Nëna e tij, Selvetja tregon se si ka ndodhur rasti, teksa thekson se është e shqetësuar për gjendjen e djalit Veç […]

Nëna e tij, Selvetja tregon se si ka ndodhur rasti, teksa thekson se është e shqetësuar për gjendjen e djalit Veç këtij rasti, ajo thotë se janë gjithmonë të rrezikuar nga sulme të tilla.

Tash e sa vjet, Selvetja tregon se kanë telashe me numrin e madh të qenve endacakë në lagjen ku jeton në Milloshevë të Obiliqit.

“Të martën pasdite ka dalë djali prej oborrit dhe menjëherë e kanë sulmuar tre qen të rrugëve, endacakë. Këtë problem e kemi në vazhdimësi. Kurrë nuk guxojmë me i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë vetëm, gjithmonë duhet t’i përcjellim me veturë. Se edhe unë për vete nuk guxoj me dal prej oborrit, prej qenve. Është diçka që është gjithë…. Është shumë e vështirë sepse e kemi menduar edhe më të keqën. Ka pasur shumë gjakderdhje, ka qenë shumë keq normalisht ka qenë shumë i shqetësuar, ka qenë shumë, shumë keq, ka qenë në gjendje të rëndë”, tregon ajo.

Tutje, Selvetja tregon për KosovaPress se djali i saj është ndihmuar nga një punëtor në afërsi të shtëpisë së saj.

“E ka parë një punëtor ngjit me shtëpinë tonë, është duke u ndërtuar një shtëpi. Dhe ata më së pari e kanë parë, ka shkuar për t’i ndihmuar ai dhe pastaj babai i vet… Është në Infektivë duke marrë terapinë që mos i infektohet varra sepse prej qenve endacakë mund të ketë infeksione në gjak e në varrë. Është duke u trajtuar prej të martës, është duke vazhduar trajtimin derisa të shërohet”, deklaron ajo.

Nga e marta, pesëvjeçari që është edhe me autizëm po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë pas lëndimeve që ka marrë në shumë pjesë të trupit.

“Djali jem është me autizëm dhe normalisht nuk ka ditur të mbrohet. Edhe ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Kur e kemi marrë, ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ka plagë prapa veshit, në kokë, në kukë. Është shumë i lënduar. Kemi shkuar fillimisht në Obiliq, aty kemi ardhur me ambulantë deri në Prishtinë. Këtu i kanë dhënë menjëherë ndihmën, kanë bërë intervenime, ka qepje nëpër trup. Tash ka filluar të marrë vetën, por ka trauma, si të fle vazhdimisht ka trauma, qanë. Është shumë i shqetësuar. Nuk kisha pas qejf me i ndodhë edhe dikujt tjetër”, tregon nënë Selvetja.

Selvetja lutet që të mos përsëriten më raste të tilla, as për fëmijët të tjerë të lagjes.

“Desha të bëjë një thirrje, sepse edhe sot kur mendoj të shkoj në shtëpi të pushoj, menjëherë e pyes burrin ‘a janë larguar (qentë) a janë aty?’. Sepse unë jam duke u frikësuar që janë ende qentë prapa shtëpisë time. Sepse ka ardhur komuna i ka hequr dhe ka shkuar komuna, qentë janë kthyer aty ku kanë qenë. Do të thotë kjo nuk është që u zgjidh diçka. Thirrja ime është që të hiqen, të zgjidhet. Unë nuk kam asgjë kundër kafshëve, por nuk pajtohem të mbrohen kafshët më shumë se fëmija, e të rrezikohet jeta e fëmijës tim. Fëmija im ka shpëtuar, por ka shpëtuar për pak”, përfundon ajo.

Pesëvjeçari nga Millosheva e Obiliqit do të vazhdojë të trajtohet edhe disa ditë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?