Pas koncesioneve me Vuçiqin, asistenti i Kurtit shpërthen me gjuhë banale ndaj gazetarit Ilir Mirena

Asistenti i Albin Kurtit, Arianit Beqiri, ka shpërthyer me gjuhë ofenduese ndaj gazetarit Ilir Mirena. Megjithë koncesionet e bëra me Serbinë nga Qeveria Kurti, një gjë vërehet kohën e fundit: bashkë me to, janë shuar edhe linçimet e pafundme të organizuara nga militantë të partisë në pushtet (Vetëvendosje). Por, ‘shqelmat’ e fundit vijnë nga njerëz […]
Megjithë koncesionet e bëra me Serbinë nga Qeveria Kurti, një gjë vërehet kohën e fundit: bashkë me to, janë shuar edhe linçimet e pafundme të organizuara nga militantë të partisë në pushtet (Vetëvendosje).
Por, ‘shqelmat’ e fundit vijnë nga njerëz të afërt me kryeministrin Kurti, si ky nga i njohuri si ‘asistent’ i kryeministrit, Arianit Beqiri.
Me një cicërimë në Tëitter, Beqiri ka shpërndarë pjesë nga emisioni Pressing i televizionit7, mbajtur një ditë para koncesioneve të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.
Beqiri, pjesën në fjalë, e ka shpërndarë mbrëmë me përshkrimin si më poshtë:
Kujtojmë se sulmet verbale e shpesh edhe fizike ndaj gazetarëve, janë të shumta.
Në një kohë, gazetarët i ishin nënshtruar një fushate linçuese masive në grupe të caktuara të faqeve – kryesisht në Facebook – që menaxhohehshin nga aktivistë ose familjarë të njerëzve të Vetëvendosjes.

