Pak orë para takimit me Kurtin, lajmërohet Vuçiq me propagandë: Do të jetë vështirë, i gjithë Perëndimi kundër nesh

Pak orë para takimit me Kurtin, lajmërohet Vuçiq me propagandë: Do të jetë vështirë, i gjithë Perëndimi kundër nesh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nëpërmjet një video në Facebook ka komentuar takimin e sotëm të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel ku do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiq ka vazhduar me propagandën e […]

Vuçiq ka vazhduar me propagandën e njëjtë të para çdo takimi duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjtë” e Perëndimit janë kundër tij.

Presidenti serb vazhdon me gjuhën e tij duke thënë se “ligji dhe drejtësia” janë në anën e Serbisë, ndërsa thotë se dashuria për lirinë është shumë e fortë.

“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përveç një fotografie të publikuar mbrëmë me ekipin e tij ku thotë se po bëhen përgatitje për takimin e sotëm.

Të martën e 2 majit, në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në takimin e radhës të nivelit të lartë Kosovë – Serbi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim, Kurti e Vuçiq do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Liderët do të zhvillojnë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të mriatojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale politike me rëndësi.

Në fund të takimit, do të ketë një deklarim për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?