Opozita paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për investime strategjike

Opozita paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për investime strategjike

Ligji për investime strategjike kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, opozita po e kundërshton këtë ligj, duke e quajtur të mangët dhe jokushtetues. Opozita po paralajmëron se të njëjtin do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi i Kosovës, ditë më parë miratoi në lexim të parë Ligjin për investime strategjike. […]

Ligji për investime strategjike kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, opozita po e kundërshton këtë ligj, duke e quajtur të mangët dhe jokushtetues.

Opozita po paralajmëron se të njëjtin do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi i Kosovës, ditë më parë miratoi në lexim të parë Ligjin për investime strategjike. Megjithatë, nga opozita pati dhe ka kundërshtime. Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, këtë ligj e quan antikushtetues.

Është i pazakontë me mënyrën e të shkruarit, me mënyrën dhe qasjen që ka trajtu, si dhe me kompetencat që i jep sektorëve të caktuar, gjegjësisht grupeve të caktuara, e në këtë rast komiteteve apo këshillave politike. Në këtë rast duke pasur parasysh që trajton tematikat esenciale, prioritetet dhe resurset strategjike, ne kemi lënë të kuptueshme se nëse nuk ndryshon në mes të dy leximeve, kështu siç është- është antikushtetues dhe anti-vlerave ekonomike, anti perspektivës zhvillimore të vendit”, tha Shala për Tëvë 1.

Ai e paralajmëron shumicën në Kuvend, se në rast se e miratojnë në lexim të dytë këtë Ligj, atëherë PDK do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Nëse nuk ngriten shqetësimet e ngritura dhe nuk bëhen përmirësohen shqetësimet definitivisht do të ankohemi. Ne kemi ngritur shqetësimet, kemi dhënë rekomandimet nen për nen, ai ka non sense edhe juridik sepse len kompetenca ministres të veprojë mbi ligjin”, thotë Shala. Se ky Ligj mund të sfidohet për kushtetutshmërinë e tij, e thotë edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi.

I kanë përzi të gjitha investimet e huaja me ato strategjike dhe vendimmarrjen e kanë bartur nga një ministri të caktuar në atë kolegjial. Ka kalu në lexim të parë dhe do të shohim nëse deri në leximin e dytë a do të ketë ndryshime, nëse nuk do të ketë ndryshime ne do ta shohim që gjithsesi se ka mangësi dhe patjetër që do të paraqesim ankesat tona”, ka thënë ajo. Pavarësisht ankesave e kritikave nga opozita, partia shumicë në Kuvend pret që i njëjti ligj të kalojë edhe në lexim të dytë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?