Nuk ekzekutohen shtesat për rrezikshmëri, Sindikata e Policisë paralajmëron masa

Nuk ekzekutohen shtesat për rrezikshmëri, Sindikata e Policisë paralajmëron masa

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas mosekzekutimit të shtesave të rrezikshmërisë për policët e vendit. Sindikata pohon se ka pranuar dhe vazhdon të pranojë vërejtje e ankesa nga të gjitha njësitë e Policisë. “Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e […]

Sindikata pohon se ka pranuar dhe vazhdon të pranojë vërejtje e ankesa nga të gjitha njësitë e Policisë.

“Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmerisë” thuhet mes të tjerash në njoftimin e Sindikatës.

E njëjta bën thirrje ndaj Qeverisë për reflektim dhe realizim të këtyre shtesave, si e drejtë elementare, përndryshe thonë se janë të obliguar të ndërmarrin masat sindikale, për t’i realizuar të drejtat e punëtorëve.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në mënyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policor ku për fat te keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar dhe vazhdon të pranoj vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës për mos realizimin e shtesës së rrezikshmërisë edhe në këtë muaj si dhe pagesën retroaktive për muajin shkurt dhe mars si dhe ankesat nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuadër të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin ku pritshmeritë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmërisë dhe kategorizimi do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprak.

Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmërisë.

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Republikës së Kosovës do të reflektoj dhe pa humbur kohë do ta realizoj shtesën e rrezikshmërisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kundërtën e mos realizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për ti realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?