Nis takimi Kurti – Vuçiq

Ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Ky takim i tyre vjen pas atij të 18 marsit në Ohër […]
Ky takim i tyre vjen pas atij të 18 marsit në Ohër si një rund i ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.
BE- ja ka konfirmuar më herët se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe paraqitja e draftit të parë të statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kurti dhe Vuçiq në Ohër janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre, ndërkohë që BE-ja ka theksuar se ato obligohen që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.
Dështimi për t’i zbatuar ato do të ketë pasoja, ka paralajmëruar BE-ja.
(Foto nga arkivi)












