Nga Ambasada Amerikane takohen me gazetarin Valon Syla: Liria e shprehjes e garantuar me Kushtetutën e Kosovës

Ambasada e SHBA’së në Kosovë, në vazhdën e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, që u shënua dje, kanë shpërndarë një fotografi me gazetarin dhe drejtorin e “Gazeta Metro” Valon Syla, i cili u sulmua fizikisht ditë më parë për shkak të profesionit të tij dhe mendimit të lirë që ai e shpreh si gazetar, […]
Zyrtarë për media të Ambasadës Amerikane janë takuar me gazetarin Valon Syla, ndërsa kanë shkruar se është kënaqësi të takohesh me gazetarë kosovarë.
Gjithashtu kanë shtuar se liria e shprehjes është një nga të drejtat themelore dhe një nga të drejtat bazike të të drejtave të njeriut që është e garantuar për të gjithë nga Kushtetuta e Kosovës.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me gazetarët kosovarë, të cilët na kujtojnë të gjithëve rëndësinë e Lirisë së Shprehjes, një nga të drejtat themelore dhe e garantuar për të gjithë me Kushtetutën e Kosovës. #Liria e Shtypit”.
Always a pleasure to meet with Kosovan journalists, who remind us all of the importance of #FreedomOfExpression, one of the basic #HumanRights and guaranteed to all by the Kosovo Constitution. #PressFreedom pic.twitter.com/RukRgJVQ2f
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 4, 2023
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kjo ambasadë i ka kushtuar rëndësi të madhe lirisë së shtypit.
“Sot dhe çdo ditë, ne u jemi mirënjohës gazetarëve që rrezikuan jetën e tyre për t’i dhënë zë fakteve dhe të vërtetës në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA’së në Kosovë.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne njohim përpjekjet dhe kontributet e mëdha të shtypit në zbulimin e të vërtetave më të thella dhe të panjohura të shoqërive, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe demokracinë. Sot dhe çdo ditë, ne u jemi mirënjohës gazetarëve që rrezikuan jetën e tyre për t’i dhënë zë fakteve dhe të vërtetës në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA’së.
Duhet theksuar se gazetari Valon Syla ka qenë cak i dy sulmeve fizike. Së fundmi ai është sulmuar nga tre persona pasi që kishte bërë disa komente në lidhje me një imam nga Prizreni.
Tre personat e dyshuar për sulmin ndaj Sylës janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.












