Nesër vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Pas një pauze dy javore, nesër do të vazhdojë gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Me 17 prill Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe të tjerët pasiqë sipas […]

Gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Me 17 prill Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe të tjerët pasiqë sipas gjykatës, vazhdon rreziku që ish-presidenti dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor.

“Të hënën, më 17 prill, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi and z. Veseli. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Thaçi and z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejnë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Duke qenë se si z. Thaçi ashtu dhe z. Veseli, kanë qëndruar në paraburgim për një periudhë kohe të konsiderueshme, Trupit Gjykues dhe palëve u kërkohet të mbajnë parasysh nevojën që gjykimi të kryhet sa më shpejt që është e mundshme”, ka deklaruar Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po zhvillohet i mbyllur për publikun.

Deri tani janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa dëshmitari i tretë i prokurorisë është paraqitur në gjykatore të enjten.

“Të gjitha gjykimet në DHSK janë publike; megjithatë ndonjëherë gjykatësit vendosin të kryejnë një pjesë të seancës në atë që quhet seancë private, ose të redaktojnë informacione të caktuara për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose viktimave. Vendimi për ta kryer seancën në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me shumë kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve e dëgjojnë atë që thotë dëshmitari dhe kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje”, ka thënë Doyle, transmeton KP.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?