“Mund të bëhet më keq” – Gratë para zgjedhjeve në Turqi

“Mund të bëhet më keq” – Gratë para zgjedhjeve në Turqi

Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë e vërtetë gjinore. Por në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, situata e grave mund të keqësohet më tej. “Në këtë vend gratë mbahen nën thundër”, thotë e zemëruar 20 vjeçarja Defne. Të drejtat e grave turke shkelen gjithnjë e më shpesh. […]

Turqia ka një rrugë të gjatë përpara deri në barazinë e vërtetë gjinore. Por në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi, situata e grave mund të keqësohet më tej.

“Në këtë vend gratë mbahen nën thundër”, thotë e zemëruar 20 vjeçarja Defne. Të drejtat e grave turke shkelen gjithnjë e më shpesh. Si fillim Turqia hoqi dorë nga Konventa e Stambollit për mbrojtjen e grave nga dhuna. Por tani zhvillimet në drejtim të situatës së gruas mund të keqësohen më tej, është e mendimit, politikanja me orientim të majtë, Menekse Kizildere duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme. Partitë e djathta që mbështesin Erdoganin në këto zgjedhje duan të shfuqizojnë ligjin 6284, që konsiderohet si një nga ligjet më të rëndësishme që kanë mbetur për mbrojtjen e gruas nga dhuna. “Ky është premtimi i tyre zgjedhor të shfuqizojnë këtë ligj, kaq larg shkojnë ata”, thotë Kizildere. I alarmuar shprehet edhe ish-kreu i partisë, HDP Selahattin Demirtas, i cili vuajti edhe një arrestim nga autoritetet turke. Ai e emërton aleancën zgjedhore të Erdoganit me partinë që konsiderohet si islamiste, Hüda si “aleancë të talibanëve”, dhe pyet: “Do t’i ngjajë Republika e Turqisë në shekullin e saj të dytë një Afganistani apo një Zvicre?”
Konsullata në Berlin - një grua përgatit një fletëvotim, 27 prill 2023
Konsullata në Berlin – një grua përgatit një fletëvotim, 27 prill 2023Fotografi: Maja Hitij/Getty Images

Turqia është larg Zvicrës

Por nga Zvicra dhe të drejtat e liritë e këtij vendi, jemi shumë larg, thotë Asllani që voton për herë të parë. Erdogan nuk i toleron të drejtat e pakicave dhe grave. Se si i shohin liritë e të drejtat në Turqi Erdogani dhe aleatët e tij e bën të qartë, ministri i i tij i Brendshëm Soylu, i cili kriminalizon skenën e LGBT, i paraqet anëtarët e saj gati si terroristë, ndalon demonstrata pikërisht Ditën e Gruas, apo lejon në mënyrë joproporcionale dhunën në protesta. Liritë janë sidomos për burrat , thotë 60 vjeçarja Semran. Gratë, thënë ndryshe janë gjithmonë në radhën e dytë. “Ne nuk jemi askund të barabarta as në shoqëri, as në shtëpi dhe as në rrugë. Ka një dominancë burrash.”

Protesta e grave turke, 8 mars 2023
Protesta e grave turke, 8 mars 2023Fotografi: Emrah Gurel/AP Photo/picture alliance

Një studim i fundit i fondacionit socialdemokrat, SODEV me mbështetjen e fondacionit gjerman, Friedrich Ebert e konfirmon këtë. “Rezultati kryesor ishte, se shumica e grave nuk ndjehen mirë në vendin e tyre”, thotë drejtuesja e studimit, Yasemin Ahi për studion e ARD-së në Stamboll. 60% e grave të anketuara thonë, se ato nuk janë të lumtura si femra në Turqi. Kurse më shumë se 80% e grave nuk ndjehen të sigurta natën në rrugë. Si problem të rëndësishëm ato përmendin ngacmimet seksuale dhe dhunën kundër grave. Por shpesh autorët e këtyre veprave penale marrin dënime të buta, ose nuk dënohen aspak. Për Yasemin Ahi ky është dështim i politikës. “Mosndëshkueshmëria e dhunuesve është një çështje që mund të rregullohet vetëm politikisht.”

Protesta të grave turke Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Protesta të grave turke me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas,Fotografi: DHA

Gratë mund të kthehen në rrezik për Erdoganin në zgjedhje

Por partitë turke nuk ndërmarrin shumë në këtë drejtim. As aleanca opozitare nuk e ka në program kthimin në Konventën e Stambollit, kjo për shkak të forcave konservatore brenda aleancës. Sipas ekspertëve mund të jenë megjithatë gratë që mund ta ndëshkojnë me votë Erdoganin. Yasemin Ahi thotë se “në vitin 2018 ishin 38,3 e grave votuese që ia dhanë votën Erdoganit, kurse nëse do të votohej tani vetëm 26% e tyre do të votonin për Erdoganin”. Gratë janë gjysma e shoqërisë turke. Vota e tyre mund të jetë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi. Dhe pritshmëritë e tyre ndaj politikës janë rritur në vitet e fundit, thotë Ahi. Sidoqoftë nën thundër ato nuk duan të qëndrojnë më. /DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?