Molliqaj: Konjufca është amortizer i Kurtit

Molliqaj: Konjufca është amortizer i Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka quajtur ‘amortizer’ kryeparlamentarin Glakuk Konjufca.Sipas tij Konjufca tenton të amortizojë opinionin politik karshi kryeministrit Kurti. “Zoti Konjufca është amortizer. Të gjithë e dimë rolin se çka është amortizeri. Amortizeri është me i lehtësu ose me i zvogëlu dëmet e lëkundjeve që i bëhen makinës apo çfarëdo pajisje […]

“Zoti Konjufca është amortizer. Të gjithë e dimë rolin se çka është amortizeri. Amortizeri është me i lehtësu ose me i zvogëlu dëmet e lëkundjeve që i bëhen makinës apo çfarëdo pajisje tjetër.

Ky është vetëm një amortizer që tenton me amortizu opinionin politik karshi kryeministrit. Kurrgjë më shumë s’ka. Ky është ai i cili ka thënë ‘as ksi, as asi’ dhe ne ia patëm bë në veturë ‘edhe ksi, edhe asi’. E tash unë po i them këtij ‘edhe dialog, edhe Asociacion’ me këta në Qeveri. Nëse i hjekin prej Qeverisë, ndërron Qeveria, tjetër temë”, ka deklaruar Molliqaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Molliqaj ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se duhet një kompromis që i sjell dy rezultate: njohjen nga Serbia dhe nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.

“Unë jam kundër heqjes dorë nga dialogu. Unë po them ‘po dialog, po kompromis’, por jo kompromis që s’të kryen punë. Duhet çfarëdo kompromisi që i bjen dy rezultate: njohjen reciproke edhe njohjen nga pesë vendet e BE-së. Këta kenë duke na prishë me amerikanët për targa, unë po i këshilloj jashtë si opozitar – a mundet Qeveria me i thirrë bashkësinë ndërkombëtare dhe me i thënë:

‘Na ka ardhë puna ku ne s’e kemi pritë. Jemi të gatshëm për kompromis, ndoshta edhe më të madh se ju që mendoni, por që na zgjidh punë’. Këta po mendojnë edhe kompromis edhe mos me zgjidh punë”, ka shtuar Molliqaj.Për PSD-në zgjidhja më e mirë mbetet ripërcaktimi i kufijve.

“Ne jemi absolutisht për ripërcaktim të kufijve, por nuk po insistojmë që vetëm ajo është zgjidhja. A ka zgjidhje tjetër që është zgjidhje? Se problemi jonë me marrëveshjen është i dyfishtë: E para se është e keqe dhe e dyta s’po kryen punë. Se ka kompromise të këqija, por e kryejnë një punë. Këta nuk po na kryejnë punë fare”, ka shtuar tutje lideri opozitar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?