Ministria e Donika Gërvallës shpenzon rreth 1000 euro për 15 ombrella e dy hekura për hekurosje

Shumëkush që vishet në rroba elegante e me kollare, ëndërron të ketë në shtëpi edhe një hekur për hekurosje me gjenerator më avull. Një të tillë, që me dy të lëvizura të dorës e bënë rrobën ‘akull’, e ka blerë Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla. Arsyeja e blerjes nuk janë […]
Flamujt në zyrat e korridoret e vogla të MPJ-së janë bërë pa hekurosur. Këtë e kanë vërejtur zyrtarët e saj, dhe kanë vendosur që të blejnë një hekur për hekurosjen e tyre. Motorin me avull do ta ketë ky hekur që është goxha i kushtueshëm. Më këtë harxh, Ministria ka blerë edhe një hekur për hekurosje që ta marrë me vete në eventet jashtë ministrisë.
Të dyja këto janë blerë duke aplikuar tender publik.
Shiu i vazhdueshëm i pranverës ia ka kujtuar ministrisë që i duhen edhe ombrella. 15 copa për nevojat të protokollit të shtetit u futen me një tender të vlerës se vogël, bashkë me dy hekurat dhe u blenë fiks për 945 euro.

Siç shihet nga specifikat teknike, ombrellat do të jenë super luksoze, sidomos 5 prej tyre.
Për këtë furnizim është angazhuar kompania AWA SH.P.K. /Periskopi/















