Militantja e VV-së pritet të zgjedhet anëtare e KPM-së, sekretari i EFJ thirrje Kurtit: Mos e poletizo KPM-në

Militantja e VV-së pritet të zgjedhet anëtare e KPM-së, sekretari i EFJ thirrje Kurtit: Mos e poletizo KPM-në

Janë dorëzuar emrat e kandidatëve për vendet e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. Mes tyre, favoritja është përkrahësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliu. Para votimit në Kuvend, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.  Luljeta Aliu, e njohur për paraqitjet e saj televizive dhe shkrimet në rrjete […]

Luljeta Aliu, e njohur për paraqitjet e saj televizive dhe shkrimet në rrjete sociale, si përkrahëse e hapur e Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mund të zgjidhet sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës anëtare e Komnisionit të Pavarur të Mediave.

Sekretari i EFJ-së ka bërë thirrje nga Kryeministri Albin Kurti, që është kryetar i LV-së, që të ndalojë “politizimin e mëtutjeshëm” të KPM-së.

“Kuvendi i Kosovës pritet që të zgjedhë sot tre anëtarë të ri të Komisionit të Pavarur të Mediav. Jam thellësisht i shqëtësuar të dëgjojë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvvendosje, është përgatitur të zgjedhë persona që janë mbështetës publikë të kësaj partie. I bëj thirrje Albin Kurtit të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”, ka shkruar Gutierrez.

Aliu prej kohësh ka synuar të bëhet pjesë e KPM-së dhe tani ka dalë para deputetëve, për partitë e të cilëve është deklaruar në rrjetet sociale dhe në studio televizive.

Luljeta Aliu është kandidatja që në nëntor është vlerësuar më së larti për anëtare të KPM-së, nga Komisioni Parlamentar i përbërë në shumicë nga deputetë të LVV-së. Komisioni përbëhej saktësisht nga Komisioni është përbërë nga Njazi Isaku, kryesues (LVV), Valon Ramadani (LVV), Arbëresha Kryeziu – Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fidan Jilta (nga 6+), Valentina Bunjaku (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK), Isak Shabani (PDK).

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me Kushtetutën e Kosovës, KPM përcaktohet organ i pavarur. Në bazë të ligjit, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?