Limaj: Serbia ka arritur ta marrë një fitore në dialog – Kosova vulën e shkatërrimit e ka nga 14 shkurti

Limaj: Serbia ka arritur ta marrë një fitore në dialog – Kosova vulën e shkatërrimit e ka nga 14 shkurti

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Teksa ka folur për takimin e nesërm, Limaj ka thënë se ndërmjetësit do të insistojnë në fillimin e implementimit të asaj që ata janë dakorduar në Bruksel edhe në Ohër. Limaj ka folur edhe për Asociacionin, […]

Limaj ka folur edhe për Asociacionin, të cilin e quan më të dëmshme se të vitit 2015. Ai ka thënë se atë kohë, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të një pushteti të tretë.

Sipas tij, me marrëveshjen aktuale, Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Jo diçka të veçante ndërmjetësit do të kenë rastin të ballafaqohen me dy njerëz të cilët janë të pa përgjegjshëm. Besoj që këtu fillon një lloj ping pongu, ajo pjesë e lojës që ata dy din të bëjnë më së miri. Si Vuçiqi i Kurti që në funksion të manipulimit të popujve, ndërmjetësit do të ballafaqohen me dy njerëz të pa përgjegjshëm. Që një ditë japin fjalën, ditën tjetër ndezin luftën, ditën e tret bëhen paqësor ose mbrojtës të vlerave demokratike. Po unë besoj që ata janë futur në një qoshe dhe unë besoj që ndërmjetësit në këtë rast BE dhe SHBA-ja siç po shihte do të insistojnë në fillimin e implementimit të asaj që ata janë dakorduar edhe në Bruksel edhe në Ohër dhe kjo nënkupton që do të filloj implementimi i asaj marrëveshje. Kjo mund të mos ndodh me të dytin por jam i bindur që ata nuk do të tërhiqen nga zotimet që ju kanë marr të dyve”, u shpreh Limaj

Limaj ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit, palët i kanë ikur vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e që sipas tij do të jetë me kompetenca ekzekutive.

“Më e keqe është dhe ju do ta shihni gjatë implementimit. Në këtë marrëveshje ata i kanë ikur vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pika e shtat i ik vendimit të Gjykatës Kushtetuese kështu që fatkeqësia është qe do të shihni asociacion me kompetenca ekzekutive të implementuar. Do ta shihni draft statutin kur të propozohet, po do ta shihni që krejt ajo që e ka hedhur Gjykata Kushtetuese ju do ta shihni statutin e ardhshëm në mënyrë të sofistikuar, kamufluar siç është pika e shtatë”, u shpreh Limaj, teksa thotë se me këtë marrëveshje, komunat veriore me Asociacion do të kenë kryetarin, stemën dhe bordin ekzekutiv.

Kreu i Nismas e ka quajtur marrëveshjen e Ohrit si të paimagjinueshme para tri vitesh. Për të, Kosova është shkatërruar si në aspektin diplomatik e ekonomik. Sipas tij, vulën e këtij shkatërrimi e kanë zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

“Kosova ra viktimë e atij narracioni të aventuristëve, të njerëzve që kurrë nuk ju ka dhimbur për fatin e vendit të tyre, dolën ma patriot se ata të cilët kishin sakrifikuar për këtë vend. Gjitha këto sollën atë qe e kemi sot, për dy vite kemi arritur për një mend të shkatërrohet krejt çka është ndërtuar edhe në aspektin diplomatik, ekonomik, social në këtë vend. Kjo eshët arritur që Serbia të fitoj një marrëveshje që e pa imagjinueshme ka qenë para tre apo pesë viteve. Është arritur që të bëhet një deziintegrim total të veriut, ajo që për 10 vite ishte investuar për integrimin e asaj pjese për një vite është shkatërruar. Vula e atij shkatërrimi është bërë me zgjedhjet e fundit. Në çdo sektor publik të Kosovës kemi degradim, përmbysje”, u shpreh Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?