“Le ta provojnë edhe nënat serbe sa vështirë është me varros fëmijë”, Hoxhë Osman Musliu komenton ndezjen e qirinjve në Prishtinë për të vrarët në Beograd

“Le ta provojnë edhe nënat serbe sa vështirë është me varros fëmijë”, Hoxhë Osman Musliu komenton ndezjen e qirinjve në Prishtinë për të vrarët në Beograd

Mbrëmë, në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të 8 nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd që u vranë me armë zjarri nga një i mitur. Këtu morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. […]

Këtu morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Ndaj kësaj ngjarje, në një prononcim për Periskopin, hoxha i njohur Osman Musliu thotë se nuk ka as mendim pozitiv e as negativ në lidhje me rastin, megjithatë shprehet se “edhe nënat serbe le ta provojnë se sa e vështirë është me varros fëmijë”, duke aluduar për krimet e rënda serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Çdo vrasje në botë që ndodh, si ajo në Beograd, gjithkund muslimani dhe shqiptari nuk i vjen mirë ajo punë që ka ndodhë. Mirëpo, është mirë le te provojnë edhe nënat serbe sa sa është e vështirë me varros fëmijë. Nuk është e lehtë kjo punë. Kemi dikund 1300 fëmijë në Kosovë që janë të vrarë prej njerëzve të pjekur. Ai djali kishte qenë adoleshent, d.m.th nuk ishte i pjekur. Këtu tek ne ka ndodhur prej gjeneralëve, oficerëve, prej njerëzve të pjekur e të përgatitur… paramilitare, militare. Unë si vepër nuk e vlerësoj si vepër të mirë, vepër e shëmtuar. Sa, tek, qësh – le të dalin njerëzit ta gjykojnë. Unë as nuk kam atë mendimin pozitiv e as negativ. Gjithkush është i lirë me shpreh atë mendimin e vetë, me gjyku, me ndez qirinj. Por, është mirë që kur të ndezësh qirinj në Beograd, me ndez qirinj edhe kur ndodhin këso raste edhe në Stamboll, Neë York e në botë, e jo vetëm në Beograd. Pra, shpeshherë në Palestinë ndodhin vepra hala më t’rënda, në Libi, Irak, plotë shtete të ndryshme të botës dhe këta “demokratët” nuk po dalin me ndez qirinj atje. është mirë kur njeri ka dhimbje, me pasë për krejt botën sepse njerëzit janë njerëz. Ne jemi të bijtë e Ademit dhe të Havës dhe kudo që ndodhë një vepër e shëmtuar në botë, ne si musliman e gjykojmë, por problemi është që nuk solidarizohem me kriminelë në asnjë mënyrë. Pa marrë parasysh se kush është ai kriminel”, deklaroi për Periskopin hoxhë Osman Musliu.

Festivali i mbrëmshëm nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të djeshme në Beograd.

I themeluar në vitin 2014, si ngjarja më unike në Prishtinë e Beograd, festivali “Mirëdita, dobar dan!”, qëllim kryesor ka krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes prezantimit të kulturave respektive.

Kujtojmë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë reaguar për incidentin tragjik në Beograd, duke i shprehur kështu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?