Largohen kamerat ilegale në Shtërpcë

Agjencia për Informim dhe Privatësi përmes një komunikate ka njoftuar se i ka larguar kamerat ilegale të vendosura në Komunën e Shtërpcës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës. Nga AIP-ja kanë thënë se do t’i trajtojnë të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë […]
Agjencia për Informim dhe Privatësi përmes një komunikate ka njoftuar se i ka larguar kamerat ilegale të vendosura në Komunën e Shtërpcës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.
Nga AIP-ja kanë thënë se do t’i trajtojnë të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve, shkruan Gazeta10.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës. Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës”, thuhet në komunikatën e tyre./Periskopi/












