Kurti thotë se Qeverisja lokale po përdoret për t’i bërë opozitë Qeverisë

Kurti thotë se Qeverisja lokale po përdoret për t’i bërë opozitë Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti , gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, deklaroi e qeverisja lokale, është duke u përdorur për t’i bërë opozitë ekzekutivit të vendit. Derisa foli për rritjen e të hyrave dhe grandin e përgjithshëm për komunat, Kurti tha se  këto të fundit janë të qytetarëve e jo të partive politike. “Grandi i përgjithshëm […]

Derisa foli për rritjen e të hyrave dhe grandin e përgjithshëm për komunat, Kurti tha se  këto të fundit janë të qytetarëve e jo të partive politike.

“Grandi i përgjithshëm për komuna  për vitin 2024 do të jetë 284.7 milionë euro, që paraqet vlerën më të madhe për këtë grand”, tha Kurti.

Ai u shpreh se kjo vjen si rezultat i rritjes së të hyrave.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin me kryetarët e komunave me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit dhe për të diskutuar rreth çështjeve me interes”, u shpreh ai.

“Mirëpo, dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale kurse sot qeverisja lokale po përdoret për t’i bërë opozitë Qeverisë”.

Kryeministri tha se kjo ka qenë gabim atëherë dhe gabim është tani. “Qeveria është e të gjithëve dhe e komunave, e komunat janë të qytetarëve e jo të partive politike”, ka shtuar  ai.

Ditë më parë, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, akuzoi Qeverinë dhe Kurtin për anashkalim të komunave në vendimmarrje dhe mos adresim të shqetësimeve të ngritura nga niveli lokal.

Qeveria ka miratuar projekt udhëzimin administrativ për trajtimin mjekësor dhe psikologjik të fëmijëve, viktimë të abuzimit, për t’i ndihmuar në rehabilitim dhe për t’u riintegruar në shoqëri.

Është miratuar edhe themelimi i komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ankesave në procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës me përbërje të: Agron Gashit, Fahrije Qorrajt, Shkurte Krasniqit.

Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Qeveria ka miratuar emrat e Behrije Ramaj dhe Ylber Gjocaj për anëtarë të rinj.

Këto deklarime dhe vendime, u bën në mbledhjen e 142 të Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?