Kurti shkoj pa ide se çfarë do t’i propozohet, Spahiu ka kritika: Kurti është dashur të interesohet shumë më herët se si do të jetë ky propozim

Kurti shkoj pa ide se çfarë do t’i propozohet, Spahiu ka kritika: Kurti është dashur të interesohet shumë më herët se si do të jetë ky propozim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e sotëm që po mbahet në Bruksel kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë. E cila ka qenë edhe pika e parë e rendit të ditës që është diskutuar, për t’u pasuar me paraqitjen dhe diskutimet për […]

E cila ka qenë edhe pika e parë e rendit të ditës që është diskutuar, për t’u pasuar me paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Periskopi.

Pak para fillimit të këtij takimi analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar për Periskopin takimin e sotëm ndërmjet Kurtit e Vuçiq.

Ai ka thënë se deklarata për të pagjeturit nuk është çështja më e rëndësishme në dialogun Kosovë-Serbi dhe se sipas tij çështja më e rëndësishme është ajo e njohjes dhe e vendosjes së ambasadave në Prishtinë dhe Beograd. Që në heshtje paraqet njohjen nga ana e Serbisë.

“Deklarata për të pagjeturit sigurisht që është një deklaratë për me e ngrohë ambientin për marrëveshjet e mëtutjeshme në kuadër të planit franko-gjerman. Sigurisht që duhet të miratohet me gjasë, edhe pse tekstin e saj nuk e kam parë por nëse Besnik Bislimi është dakorduar me të besoj që është një deklaratë në interes të Kosovës, nuk besoj që ai është pajtuar me një deklaratë që i dëmton interesat e Kosovës.

Përgjithësisht kjo nuk është çështja më e rëndësishme në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, sepse çështja më e rëndësishme është ajo e njohjes dhe e vendosjes së ambasadave në Prishtinë dhe Beograd. Që defacto dhe dejure paraqet njohjen e heshtur nga ana e Serbisë.“

Spahiu ka theksuar se deklarata për të pagjeturit është një zbutje që i para prinë hapave të mëtejmë të Marrëveshjes dhe se në të njëjtën kohë që hynë në fuqi Asociacioni duhet të vendoset edhe Ambasada e Kosovës në Beograd.

“Është një zbutje që i para prinë marrëveshjes së mëtutjeshme, sepse nuk do të thotë që Asociacioni do të bëhet para se të bëhet njohja. Sepse ato duhet të jenë të njëkohëshme, nuk mund të krijohet një etnitet autonom brenda një shteti e mos të dihet se në cilin shtet po krijohet ai etnitet autonom. Nuk mund të kenë serbët një autonomi përmes Asociacionit e mos të dihet që është në shtetin e Kosovës. Prandaj njëherë duhet të definohet shteti i Kosovës e pastaj të mund të flasim për autonominë e serbëve, ose kjo gjë mund të bëhet njëkohësishtë dmth në të njëjtën kohë që hynë në fuqi Asociacioni me u vendosë edhe Ambasada e Kosovës në Beograd.”

Lidhur me deklaratat e Kurtit para takimit se nuk e di se çfarë drafti do të prezantojë Bashkimi Evropian, Spahiu tha se Kurti është dashur të interesohet shumë më herët se si do të jetë dhe çfarë do të përmbajë ky propozim.

“Megjithëse këtu është një kohë e gjatë që është biseduar për këtë punë dhe është lënë që Prishtina të dal sa më parë me propozimin. Natyrisht që Kurti është dashur të interesohet shumë më herët se si do të jetë dhe çfarë do të përmbajë ky propozim.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?