Kurti pyetet rreth ‘kapjes’ së RTK’së nga VV, arsyetohet duke përmendur vëllezërit dhe prindërit e tij

Kurti pyetet rreth ‘kapjes’ së RTK’së nga VV, arsyetohet duke përmendur vëllezërit dhe prindërit e tij

Në konferencën e Integritetit të Informacionit, në të cilën po diskutohet për sigurinë kibernetike, i ftuar ka qenë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se Kosova në këtë aspekt ka mbrojtje solide. Pas fjalimit të tij ai u pyet për politizimin e pozitës së drejtorit të RTK-së dhe “gjunjëzimin financiar”, të televizionit […]

Pas fjalimit të tij ai u pyet për politizimin e pozitës së drejtorit të RTK-së dhe “gjunjëzimin financiar”, të televizionit publik, nga 16 milionë euro në 8 milionë euro.

Kur ka folur për përgjysminin e buxhetit, kryeministri Kurti është arsyetuar se në të kaluarën ka pasur shpërputhje mes programit dhe mjeteve financiare që ndaheshin për transmetuesin publik.

“Nuk kam pasur dhe as që kam gatishmërinë e as interesim se kush zgjidhet në RTK, jam i interesuar ta shoh qe RTK është lider sepse besoj në shërbimin publik. Në vitet e kaluara ka pas shpërputhje midis buxhetit dhe programit. Programet kulturore edukative, kur nuk mund të presësh shumë prej televizoneve private e kanë vendin në televizionin publik”, u shpreh ai.

Ai tha se reforma duhet bërë nga bordi i televizionit publik.

“Nuk po them se mungesa e mjeteve e rritë cilësinë por ka nevojë për reforma, duhet bërë bordi dhe menaxhmenti aty”, tha ai transmeton Express.

“Besoni që asnjë anëtar e aktivist unë nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë”, vijoi ai.

Sipas tij nuk është punësuar asnjë me mbiemrin e tij dhe që nga marrja e detyrës, dhe se as dy vëllezërit e as prindërit nuk e kanë shkelur pragun e Qeverisë.

“As dy vëllezërit e mi as dy prindërit e mi nuk kanë shkelë pragun e ndërtesës së qeverisë dhe nuk do ta bëjnë këtë”, tha Kurti, transmeton Express.

Ai tha se edhe po të bëhej drejtor i RTK-së dikush tjetër prap është i një partie politike, dhe ka shtuar se në rastin e emërimit të Rilind Gërvallës në pozitën e Drejtorit të RTK-së, ai vlerëson profesionin dhe etikën.

“Edhe po të bëhej dikush i LDK, PDK, apo AAK, prap është i një partie politike…unë jam për ti parë njerëzit me dy kritere, profesioni dhe etika”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?