Kurti para takimit me Vuçiq: Nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë në 24-vjetorin e saj, në të njëjtën ditë kur do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë e sipas tij siç […]
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë e sipas tij siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë
Ai i ka bërë thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës.
”Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e lirisë!,” ka shkruar Kurti.












