“Kryeministri Kurti është në dijeni për aferat në sektorin e energjisë”

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se rasti i arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, dhe ai i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, janë dy raste ilustrative që Qeveria aktuale merr në mbrojtje persona që janë nën hetime për korrupsion. Në emisionin […]
Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Lushaku ka thënë se platforma politike antikorrupsion ka rënë poshtë.
“Njëjtë është edhe me zotrinë në KEK dhe këtu duket se krejt sektori i energjisë është kryeministri mbrapa në dijeni për skemat që janë dhe këtu duket se krejt sektori i energjisë është kryeministri mbrapa në dijeni për skemat që janë. Po flasim për 2 njerëz që janë të VV-së. Përgjegjësia është individuale, por si platformë politike antikorrupsion kjo ka rënë në tokë sepse është dëshmuar, nuk ka asnjë shpjegim që tregon se presidentja bashkë me kryeministrin nuk e kanë shkarkuar ambasadorin”.
Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është dërguar në paraburgim pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Ndërkaq, rasti i ambasadorit Berishaj ka të bëjë me raportimet për aferën korruptive që lidhet me kompaninë energjetike GEN.












