Krasniqi: Qeveria Kurti e ka sjellë korrupsionin në nivele që Kosova kurrë s’i ka parë

Krasniqi: Qeveria Kurti e ka sjellë korrupsionin në nivele që Kosova kurrë s’i ka parë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që vendi ka pasur deri tani. “Kjo qeveri e ka sjellë korrupsionin në nivele që Kosova kurrë nuk i ka parë e as nuk i ka pasur, veç ta kemi parasysh që opinioni publik ndoshta me fajin e krejt neve nuk […]

“Kjo qeveri e ka sjellë korrupsionin në nivele që Kosova kurrë nuk i ka parë e as nuk i ka pasur, veç ta kemi parasysh që opinioni publik ndoshta me fajin e krejt neve nuk ka arritë me e pa këtë të vërtetë. Kurrë në historinë e Kosovës prej se është shtet nuk ka pasur më shumë tendera njëburimorë se që ka tash dhe nuk po flas vetëm për KEK, prej Ministrisë së Infrastrukturës, te Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë dhënë qindra mijëra euro për tenderë njëburimorë.

“Nuk mujsha me besu çka kanë bërë në vitin 2021 dhe nuk mund t’i mbulojnë ato. Krejt fushën mjetet e trashëgimisë kulturore i kanë shpërndarë kinse për programin e intervenimeve emergjente, e që nënkupton që duhet me e sanu gjendjen me një kullë, ose aset të trashëgimisë kulturore kur ndodhë për shkak të motit, natyrës për shkak të çarjes së ndonjë muri deri në 10 mijë euro, këta kanë dhënë deri në 300 mijë euro tendera me ble edhe mobile duke u thirr në veprime emergjente” tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk mund cilësohet një njeri i popullit dikush të cilin e ruajnë 20 truproja.

“Frikësohet edhe mirë bile, frikën e shohim në çdo veprim të tij, Albin Kurti është esencialisht frikacak, se një njeri që nuk frikësohet më së pari prej popullit të vet nuk sillet me 20 truproja dhe 10 xhipa, se nuk ka ndodhë në Kosovë kurrë, as para as pas luftës, një lider, e lëre më kryeministër a president, me pasë roje e policë special që i kontrollojnë trupat e aktorëve që shkojnë në shfaqje me pa kryeministri, frikacaku ndryshe nuk definohet” tha Krasniqi.

Krasniqi i cilësoi si të turpshme vizitat e Kurtit në përvjetorët e masakrave të ndodhura gjatë luftës në Kosovë.

“Send më të turpshëm nuk ka se kur në përvjetorët e pranverës së dhimbshme të Kosovës sidomos gjatë muajit prill kur shkon në një fshat ku njerëzit i përkujtojnë dhimbjen e masakrave i sheh nja 30 policë edhe nja 25 xhipa rend” tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?