Krasniqi: Mërgata jonë janë qytetarë të suksesshëm gjithandej BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot feston unitetin dhe diversitetin e Bashkimit Evropian dhe vlerat të cilat ka në themelet e saj – paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut – të cilat na lidhin fuqishëm dhe pandashëm bashkë. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar për dekada […]

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar për dekada se janë vlerë e shtuar dhe aset tejet i rëndësishëm – me kontributin e tyre të shquar në të gjitha shtetet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë.

“Mërgata jonë janë qytetarë të dalluar dhe të suksesshëm gjithandej BE-së. Fatmirësisht, pas shumë përpjekjeve, ndonjëherë edhe vonesave të panevojshme, edhe shteti ynë, Kosova, tashmë ka hyrë në rrugën e pa kthim – drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe integrimit e anëtarësimit në këtë Bashkësi”.

Tutje, ai ka shtuar se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës – janë shenja të përafrimit tonë, por, mbi të gjitha, edhe përmbushje e premtimeve të kamotshme që Bashkimi Evropian i kishte dhënë Kosovës.

“Prandaj, para se gjithash, ky vit i cili shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në, uroj që të konkretizohet sa më parë me marrjen e statusit kandidat dhe më pas anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?