Krasniqi: Me këtë marrëveshje Kosova mbetet nën kthetrat e dialogut edhe për 10 vite

Krasniqi: Me këtë marrëveshje Kosova mbetet nën kthetrat e dialogut edhe për 10 vite

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se versioni i pajtuar i Marrëveshjes së Ohrit, është më i pafavorshëm për Kosovën se sa versioni fillestar, të cilin thotë se e kishte lexuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Duke folur në T7, Krasniqi ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur […]

Duke folur në T7, Krasniqi ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur të pranohet.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është dashur të pranohet. Në versionin e parë është ka qenë më e mirë se në versionin që është pranu”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi ka thënë se me këtë marrëveshje, Kosova do të mbetet nën kthetrat e dialogut të paktën edhe për 10 vite.

“Kjo marrëveshje është e pamjaftueshme për Kosovën, sepse nuk na lë të dalim nga kthetra e dialogt. Edhe nja 10 vjet kemi me pasë dialog, edhe për tema që s’janë përmend kurrë, mes tjerash edhe për shkencat”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, kryetari i PDK-së ka folur edhe për modelin e Tirolit Jugor, si model për të rregulluar pozicionin e serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se ky model mund ta rrezikojë edhe shtetin e Kosovës.

“Disa herë ia kam thënë Kurtit nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, se Tiroli Jugor në kontekstin Kosovë-Serbi është problematik, nuk është për kontekstin Austri-Itali se janë dy shtete të BE-së dhe nuk kanë pretendime territoriale dhe janë në paqe me njëra-tjetrën”, ka theksuar ai.

“Një model autonomist e rrezikon edhe shtetin tonë”, ka thënë lideri i opozitës.

Krasniqi ka thënë se vetëm para një viti, Kosova ka mundur të ketë një tjetër marrëveshje më të favorshme se sa aktualja.

“Vitin e kaluar Serbia ka qenë në disfavor më të madh.”

Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka thënë se Marrëveshja Bazike është e mirë për Kosovën.

Krasniqi tha se zv.kryeministri, Besnik Bislimi, pati thënë se kjo marrëveshje është e keqe për Kosovën.

“Mua mu kujtua ajo që në mënyrë arrogante thoshte, cka osht presoni. Tash po e shoh se nuk po mundte me livrit prej presionit. A e keni dëgjuar deri sot Albin Kurtin duke thënë se kjo është marrëveshje e mirë. Nuk e ka thënë sepse nuk është e mirë. Bislimi bile pati thënë se është në të mirë të Serbisë. I kam pyetur edhe në takim. U kam thënë koncentrohuni, cili e keni mirë. Këta nuk u përgjigjen, pasi nuk përgjigjen në këso situata”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?