Kolonelja nga Policia e Kosovës, pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare në kursin për lidership në SHBA

Kolonelja e Policisë së Kosovës, Afërdita Mikullovci, ka marrë pjesë në sesionin e 16-të të kursit të udhëheqjes/lidershipit së Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Glynco, Georgia (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Sipas njoftimit të policisë, kursi i lidershipit i mbajtur nga 24 prill deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, […]

Sipas njoftimit të policisë, kursi i lidershipit i mbajtur nga 24 prill deri 4 maj 2023, ku pjesëmarrës ishin 27 udhëheqës/drejtues të policisë shtetërore, lokale dhe të qarkut të Shteteve të Bashkuara dhe Kolonel Mikullovci si delegatja/pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja e Kolonel Mikullovcit u bë e mundur përmes bashkëpunimit dhe financimit të përbashkët nga Departamenti i Drejtësisë, Programit Ndërkombëtar për Asistencë dhe Trajnim për Hetimet Penale (DOJ-ICITAP) dhe Qendra Federale e Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC)”, thuhet në komunikatën për media.

Kolonel Mikullovci bëhet e ditur se ishte përzgjedhur nga kandidatët e nominuar të ICITAP në mbarë botën. Ajo theksoi se ndihet e privilegjuar për mundësinë e dhënë dhe është krenare për pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës në këtë trajnim si pjesëmarrësja e parë ndërkombëtare.

“Shkëmbimi i përvojave edhe njohuritë e fituara në këtë kurs, ashtu siç mund të them është edhe motoja/mantra e kursit të “Lead by Heart- Udhëheq nga zemra” do të thotë të vendosësh njerëzit në radhë të parë, t’i shërbesh komunitetit dhe të shërbesh me përkushtim për vendin dhe qytetarët”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?