Kica-Xhelili i quan kontradiktore deklaratat e Kurtit për Asociacionin

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Kurti për Asociacionin, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Këto deklarata, Kica-Xhelili i emërtoi si oksimoron apo si kontradiktore. “Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. […]
Këto deklarata, Kica-Xhelili i emërtoi si oksimoron apo si kontradiktore.
“Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. P.sh.: Me “qetësi shurdhuese” po thuhet e “vërteta e rrejshme” e “realitetit fiktiv” të krijuar nga monopolizuesit e “shpresës së dëshpëruar”. Ose: Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?”, shkroi ajo në Facebook.
Kryeministri, Albin Kurti pas takimit të nivelit të lartë politik me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ku miratuan Deklarata për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe u diskutuambi draft-statusin e Asociacionit, deklaroi para mediave se ka prezantuar një draft-vizion për Asociacionin.












