“Kështu nuk po funksionon” Serwer jep një propozim të ri: Kurti dhe Vuçiq do të luajnë më mirë

Profesori amerikan, Daniel Serwer, duke shkruar në blogun e tij peacefare.net, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që mosmarrëveshjet e tyre t’i zgjidhin nëpërmjet Procesit të Berlinit, pasi që sipas tij, mekanizmat tjerë nuk po prodhojnë rezultatet e pritura. Serwer ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq […]

Serwer ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje nëpërmjet Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, për Serwer, dialogu duhet të transferohet aty ku mund të jetë më produktiv.

“Asnjë marrëveshje ‘finale’ nuk shihet në horizon. Kjo është ajo që dialogu bilateral supozohej se do të prodhonte. Kështu që, koha është që dialogu Serbi/Kosovë të vendoset aty ku mund të jetë produktiv. Procesi i Berlinit është vendi i duhur. Në një kontekst multilateral ku Berlini luan një rol të rëndësishëm, që të dy, Kurti dhe Vuçiq mund të luajnë më mirë”, ka shkruar profesori amerikan.

Serwer ka shkruar se Serbia po zhvendoset ndërkombëtarisht nga lindja dhe po bëhet më pak demokratike nga brenda.

“Ka zero gjasa për një kërkimfalje për represionin e viteve të ’90-a”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?