Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, letër KE-së: Situata e shqiptarëve në Luginë është kritike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, letër KE-së: Situata e shqiptarëve në Luginë është kritike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës ku e ka shfaqur shqetësimin lidhur me situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Siç mund ta keni dëgjuar edhe nga disa raportime mediatike, si dhe nga raporti i Komisionit Evropian i vitit 2021 , nga raporti më i fundit i Departamentit të […]

“Siç mund ta keni dëgjuar edhe nga disa raportime mediatike, si dhe nga raporti i Komisionit Evropian i vitit 2021 , nga raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA-së , nga raportet e Komisionit të Helsinkit të Serbisë për të drejtat e njeriut , situata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është kritike. Vizita jonë atje e konfirmoi plotësisht këtë situatë”, thuhet në letrën e ambasadorëve shqiptarë.

“Një spastrim etnik modern me të drejtë quhet pasivizimi i adresave, i cili realizohet me ligj dhe që u mundëson autoriteteve shtetërore serbe të çregjistrojnë nga regjistri civil banorët e Luginës, të cilët në një kohë të caktuar nuk gjenden në shtëpitë e tyre”.

“Procesi i verifikimit është i njëanshëm dhe diskriminues, ndërsa vetë zbatimi i ligjit është jashtëzakonisht diskriminues i kryer vetëm në dëm të pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave ka pasoja direkte negative për përditshmërinë e shqiptarëve. Më tej, ai sjell shpopullimin e Luginës nga shqiptarët dhe  heqjen e të drejtës së votës”.

Në letër përmendet edhe heqja e së drejtës për votim të shqiptarëve atje, duke thënë që qëllimi i serbëve është largimi i shqiptarëve nga kjo zonë.

“Janë mijëra shqiptarë të Luginës, të cilëve tashmë e drejta e votës dhe e qëndrimit iu janë hequr nga regjistrat shtetërorë civilë të Serbisë”.

“Nga takimet e zhvilluara me personalitete politike të Luginës së Preshevës, por edhe me qytetarë të thjeshtë, mësuam për gjendjen e zymtë në Luginë, për mungesën e investimeve publike, diskriminimin ndaj shqiptarëve në punësim në administratën vendore dhe shtetërore, për mbylljen e gjykatës që detyron shqiptarët të shkojnë në qytetin e distancuar të Vranjës për çdo nevojë ligjore, etj”.

“Të gjitha sa më sipër kanë çuar në një spastrim etnik modern, diskriminim etnik dhe dhunë, veçanërisht ndaj minoritetit shqiptar që jeton në trojet e veta, të paprecedentë edhe për vetë Serbinë, siç dëshmohet nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe në raportet dhe studimet e Komitetit të Helsinkit të Serbisë”.

“Qëllimi është largimi i popullsisë shqiptare nga trojet e tyre etnike në këtë zonë”.

KASh-i më tej ka thënë që do që ta sjellë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe shprehjen e nevojës për trysni ndaj qeverisë serbe, transmeton Klankosova.tv.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të përgatisë dhe dërgojë letra, bazuar në gjetjet e tij nga vizita në terren, edhe organizatave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare, me qëllim ushtrimin e presionit për të siguruar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?