KDI: Ku janë inspektorët e premtuar të punës

KDI: Ku janë inspektorët e premtuar të punës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizoi sot një tryezë të diskutimit me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, Drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik, Bislim Bislimi, si dhe Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Kjo tryezë u organizua në vazhdën e zhvillimeve të fundit lidhur me rritjen e […]

Në këtë tryezë u publikua punimi diskutues “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës?”. Albesa Humolli nga #KDI shpalosi gjetjet kryesore të këtij hulumtimi, ndër të cilat u theksua që pavarësisht lëvizjeve pozitive në drejtim të përmbushjes së premtimit për rritjen e numrit të inspektorëve, procesi i rekrutimit të inspektorëve të rinj të punës është ende në hapat e parë.

Punimi trajton sfidat me të cilat po përballen institucionet e përfshira në procesin e rekrutimit të inspektorëve të punës, duke përfshirë dështimin e konkurseve të brendshme për inspektorë të punës për shkak të mosinteresimit të shërbyeseve civil, mungesën e kategorizimit si grup pune të pozitës “inspektor i punës”, mungesën e kapaciteteve të DMZP-së,  mosfunksionalizimin e Komisionin Kombëtar të Klasifikimit si dhe mungesën e Komisionit Shtetëror të Pranimit. Humolli theksoi që rritja e numrit të inspektorëve dhe kapaciteteve të Inspektoratit të Punës janë mënyra më e mirë për të siguruar respektim të të drejtave të punës.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, nënvizoi nevojën urgjente për rritjen e numrit të inspektorëve dhe përmendi sfidat e Inspektoratit në rekrutimin e 100 inspektorëve të rinj të punës. Nikçi u shpreh optimist se për konkurset e shpallura nga inspektorati do të ketë më shumë interesim, për shkak se me ligjin e ri për paga do të ketë pagë më të dinjitetshme për inspektorët e punës, për shkak të rangimit më të mirë të pozitës dhe shtesave të rrezikshmërisë në punë.

Ndërsa, Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bislim Bislimi, potencoi se me reformimin e administratës publike, e gjithë barra e rekrutimit të jashtëm për nevojat e administratës publike ka kaluar në këtë departament. Megjithatë, duke qenë se kjo reformë është zbatuar pa përgatitje, udhëzime apo trajnime paraprake, departamenti nuk ka arritur të zhvillojë asnjë procedurë të rekrutimit të jashtëm për më tepër se tre vite. Bislimi përmendi sfidat e ligjore e procedurale me të cilat është përcjell rekrutimi i inspektorëve të punës, por shtoi se është adresuar çështja e formimit të grupit të punës ‘inspektor’, është funksionalizuar Komisionin Kombëtar të Klasifikimit, ndërsa shumë shpejt pritet të formohen edhe Komisionet Shtetërore të Pranimit. Sipas Bislimit, këto zgjidhje kanë trasuar rrugën për rekrutimin e inspektorëve të punës, meqë rast javën e kaluar është shpallur konkursi për 19 inspektorë të rinj të punës.

Në anën tjetër, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, vlerëson se shkeljet nga marrëdhënia e punës janë alarmante dhe rritja e numrit të inspektorëve është më se e nevojshme. Sipas Azemit, mungon vullneti institucional për të tejkaluar problemet ligjore në lidhje me rekrutimin e inspektorëve të punës dhe se inspektorët tashmë do të duhet të ishin rekrutuar, duke qenë se buxheti veçse i është alokuar Inspektoratit në fillim të vitit 2023.

Të pranishmit ngritën për diskutim çështjen e dixhitalizimit të punës së Inspektoratit, trajnimeve për inspektorët e rinj të punës, si dhe bashkëpunimin me inspektoratet tjera, në veçanti Inspektorin e Përgjithshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?