Jep dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

Jep dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Slavisha Bishevac, nga Iniciativa Qytetare për Zubin-Potok, ka dhënë të hënën dorëheqje nga pozita e tij në këtë komunë. “Kossev” ka bërë të ditur se qëllimi është që në mënyrë demokratike të parandalohet që kryetari i sapozgjedhur Izmir Zeqiri, ta marrë detyrën. Bishevac u bë kryetar i Kuvendit […]

Kossev” ka bërë të ditur se qëllimi është që në mënyrë demokratike të parandalohet që kryetari i sapozgjedhur Izmir Zeqiri, ta marrë detyrën.

Bishevac u bë kryetar i Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut me automatizëm, pasi serbët nga veriu u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntorin e vitit të kaluar, përfshirë edhe pushtetin lokal.

Në atë kohë, pozitat e asamblistëve mbetën vakante në katër komuna. Për dallim nga Zveçani dhe Leposaviqi, në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin-Potok – asamblistët që automatikisht ishin në radhë në listë, iu dha mundësia për t’i plotësuar vendet e lira.

Në fund të dhjetorit, dy muaj pas braktisjes së institucioneve në këtë komunë, në Zyrën për minoritete në fshatin Çabër u mbajt seanca në të cilën bënë betimin 13 këshilltar të nacionalitetit shqiptarë nga LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosja.

Më 26 janar të këtij viti, tre këshilltarë të Iniciativës Qytetare për Zubin-Potok, së bashku me kryetarin vendosën të merrnin mandatet e tyre, siç thanë atëherë, në mënyrë që “shqiptarët të mos qeverisin të pavarur në këtë komunë”.

Që atëherë, thanë ata, kanë mbajtur vetëm një seancë formalisht që të mos u hiqen mandatet.

Në zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në katër komunat veriore të Kosovës, Iniciativa Qytetare për Zubin-Potok nuk mori pjesë. Siç thanë “nuk besojnë se zgjedhjet janë organizuar në mënyrë demokratike”.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Bishevac, mori ftesë për ta organizuar seancën ku do të zyrtarizohej kryetari i ri. Ndonëse Iniciativa Qytetare për Zubin-Potok tha se ajo do të mbahet me apo pa pjesëmarrjen e saj, Bishevac vendosi të largohej nga posti.

“Dëshiruam që të ndalojmë marrjen e detyrës nga kryetari i ri, duke dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, i cili duhet ta thërrasë atë Kuvend. Në këtë mënyrë duam të pengojmë që kryetari i ri të marrë detyrën në Zubin Potok, ku shumica absolute e popullsisë janë serbe”, thuhet nga Iniciativa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?