Jasharaj: Punëtorët e arsimit nuk protestuan më 1 Maj pasi e kursyen Kurtin, kishte takim të nesërmen në Bruksel

Jasharaj: Punëtorët e arsimit nuk protestuan më 1 Maj pasi e kursyen Kurtin, kishte takim të nesërmen në Bruksel

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka treguar se pse nuk kanë protestuar mësimdhënësit për 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ditë kjo në të cilën punëtorët shprehin pakënaqësitë e tyre. Jasharaj tha se punëtorët e arsimit nuk kanë protestuar në mënyrë që ta kursenin kryeministrin Albin Kurti, pasi […]

Jasharaj tha se punëtorët e arsimit nuk kanë protestuar në mënyrë që ta kursenin kryeministrin Albin Kurti, pasi një ditë më vonë ai do të udhëtonte për në Bruksel për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun e asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkretë të udhëheqësve sindikalë e në veçanti “babën e grevave”. “Kur unë shkova të përballesha me Serbinë, më thanë se shiko se në shtetin tënd ka grevë”, kishte thënë Kurti, duke përcjellë mesazhin të mbështetësit e tij e sidomos të ushtria e tij në Facebook se greva e paralajmëruar e BSPK-së i paskan ulur forcën goditëse Kurtit. Unë si përfaqësues i SBAShK-ut ka kohë që nuk po flas dhe i kam lutur gjithë kolegët e mi sindikalistë në arsim që të heshtim për një kohë karshi gjithë përpjekjeve të Qeverisë Kurti dhe ekzekutorit Murati që të na zhdukin na faqja e dheut me sulme, me shpifje drejtuar institucioneve të drejtësisë, me lajme të rreme për anulimin e Kontratës Kolektive sepse zhurma, veprimet tona sindikale i duhen Kurtit”, ka thënë Jasharaj në një reagim publik.

Ai theksoi se heshtën për 1 Maj, pasi përndryshe, sipas tij, Kurti do të deklaronte se e penguan atë në Bruksel.

“Ne në marrëveshje me numrin më të madh të anëtarësisë e duke treguar unitet heshtëm më 1 Maj kur kolegët tanë sindikalistë në Evropë e botë më 1 Maj organizuan protesta sepse kryeministri Kurti do të deklaronte në medie dhe ushtria e tij bashkë me do faqezezë analistë do të drejtonin sulme ndaj atyre që mbajtën gjallë arsimin në vitet e 90-ta. Nuk penguam Kurtin në Bruksel, por shikoni se çfarë na solli nga atje”, ka shtuar Jasharaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?